E ardhmja e Mike Maignan është një nga çështjet më të mprehta të merkatos në casa Milan. Portieri francez, autor i paqartësive të shumta kohët e fundit, është aktualisht në skadencë kontrate më 2026 dhe deri më sot nuk ka asnjë marrëveshje me klubin kuqezi për rinovim deri më 2029. Palët po diskutojnë prej kohësh dhe duken optimiste, por asgjë nuk është e sigurt. Përkundrazi. Zërat e merkatos dhe gabimi më i fundit shumë i madh kundër Feyenoord po shkaktojnë shumë diskutime, me Milanin që do të ishte edhe duke vlerësuar çdo rrugë të mundshme alternative.
Mbi Maignan duket se është rikthyer fort PSG, që do ta kishte zgjedhur numrin 16 të kuqezinjve për të zëvendësuar Donnarummën. E nëse këtë verë parizienët do të trokasin vërtet në portën e Milanit me një ofertë të rëndësishme, atëherë transferimi i Majk mund të bëhej një mundësi shumë konkrete. Aq sa, ndërkohë, Milani ka do të kishte identifikuar tashmë edhe zëvendësuesit e mundshëm për Maignan: po cilët janë ata.
Alternativat
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Milani do të ishte duke eksploruar merkaton kombëtare dhe ndërkombëtar edhe në përsa i përket një zëvendësuesi të mundshëm të Maignan. Është më mirë të lëvizet paraprakisht për të mos u kapur të papërgatitur, veçanërisht kur situata është kaq delikate dhe e pasigurt. Pra, një sy alternativave që kuqezinjtë synojnë për portën. Një pistë do të çonte pikërisht në Francë, më saktësisht në Nice, ku luan gjiganti polak klas ’99, Marcin Bulka. I gjatë 199 cm, 25 vjeçari është një nga portierët më të rëndësishëm në Ligue 1 dhe ka qenë në vëmendjen e kuqezinjve edhe në të kaluarën e afërt. Vlera e tij në merkato është rreth 20/25 milionë euro, por kujdes, sepse edhe kontrata e tij skadon më 2026. Mund të përfaqësojë një mundësi të mirë merkatoje. Por emri i parë në listën e Milanit do të ishte një tjetër.
I preferuari i Djallit, në fakt, luan në Serie A dhe është italiani Marco Carnesecchi. 24-vjeçari i Atalantës do të ishte emri perfekt për Milanin në rast se Maignan do të jepte lamtumirë në fund të sezonit. Madje edhe Carnesecchit aktualisht është në skadencë kontrate më 2026, gjë që e bën edhe më tërheqëse kandidaturën e tij për portën kuqezi. Për t’ia rrëmbyer Dea-s do të duheshin rreth 30 milionë euro, sidoqoftë të negociueshme duke pasur parasysh skadencën e afërt të kontratës. Italian, i ri, me perspektiva të mëdha por me përvojë të shkëlqyer si në Serie A ashtu edhe në nivel evropian: Carnesecchi përfaqëson identikitin perfekt në qëllimet e Milanit në rast shitjeje të Maignan. Prandaj, kujdes surprizave të mundshme në këtë drejtim. Por nuk është ende e gjitha, përkundrazi.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>