MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Merkato Milan, kuqezinjtë përgatiten për goditjen ulëritëse: “Gati oferta gati…”
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Merkato Milan

Merkato Milan, kuqezinjtë përgatiten për goditjen ulëritëse: “Gati oferta gati…”

By
Milanistat
26.04.2025
8 Min Read
Share
SHARE

Së shpejti Giorgio Furlani do të duhet t’i zgjidhë dyshimet mbi atë se kush do të jetë drejtori i ardhshëm sportiv i Milanit. Një vendim i rëndësishëm ky, që po vjen ngadalë. Ka zëra që thonë se në fund mund edhe të mos mbërrijë askush, por për momentin, casting mbetet absolutisht e hapur. Dy janë emrat në garë: Igli Tare dhe Tony D’Amico. I pari është i lirë dhe ka pasur disa kontakte me Furlanin, të cilat megjithatë nuk duket se kanë çuar në tymin e bardhë. Është kjo arsyeja pse janë në ngjitje kuotat për të dytin, edhe pse ai është i lidhur me Atalantën me një kontratë mjaft të gjatë. Deri më sot, nuk ka lajme për një Mister X të tretë, por kjo nuk mund të jetë a priori e përjashtuar. Sidoqoftë, siç po thoshim, zgjedhja do të duhet të vijë së shpejti. Pas kësaj, projekti i ri Milan do të hapë zyrtarisht dyert.

Faktikisht, pas Drejtorit të ri Sportiv, do të jetë rradha e trajnerit të ri, me disa emra në listën kuqezi. Dhe pastaj, patjetër, hapësirë ​​edhe për merkaton, me Milanin gati të revolucionarizojë skuadrën në prag të sezonit të ardhshëm përmes disa shitjeve (disa shumë të rëndësishme) dhe ardhjeve të reja. Me pak fjalë, mbi tavolinë ka vërtet shumë gjëra. Madje, e sidomos kur flitet për merkaton Milan, nën dritën e disa lajmeve të mëdha që po qarkullojnë në mjedisin kuqezi në këto orë. Pra, le të kthehemi te vlerësimi i situatës me fluksin tonë të zbulimeve të merkatos. Ndaj pa humbur kohë, le t’ia nisim menjëherë me lajmin e parë të rëndësishëm.

Një goditje me efekt

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Fillojmë me një emër krejtësisht surprizë për mesfushën e kuqezinjve. Sipas zbulimeve që vijnë nga Anglia, nga The Telegraph, edhe Milani do të ishte në gjurmët e 22-vjeçarit James McAtee, i cili mund të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni. Lojtari, me cilësi të shkëlqyera teknike dhe me perspektiva të rëndësishme, klas 2002, është në listën e dëshirave të disa klubeve në Evropë, si Nottingham Forest, Newcastle, Manchester United dhe Bayer Leverkusen, por në garë do të ishte edhe Djalli. Vlera e McAtee në merkato është rreth 20 milionë euro, por kontrata e mesfushorit sulmues anglez aktualisht skadon më 2026 dhe për këtë arsye mund të vijë me kushte mjaft të favorshme. Këtë sezon ai ka bërë 25 paraqitje në kampionat dhe kupë për Manchester City, duke shënuar shtatë gola. Pra, një sy mbi këtë pistë të mundshme surprizë për Milanin. Tani ecim me të reja të tjera.

Ristrikturim i rëndësishëm

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Në përfundim të sezonit, klubi Rossoner parashikin të ndërmarrë një ristrukturim të thellë dhe domethënës të mbrojtjes së tij, e cila ka lënë shumë për të dëshiruar në shumë raste këtë sezon. Pavlovic duhet të qëndrojë, ashtu si edhe Gabbia. Shumë më e pasigurt është e ardhmja e Malick Thiaw (shumë i kërkuar në atdheun e tij me Bayer Leverkusen dhe Bayern Munich veçanërisht të interesuar) dhe Fikayo Tomori (i cili ende ka shumë vlerë në merkato, veçanërisht në Angli). Për këtë arsye, Milani padyshim po mendon edhe për zëvendësuesit e mundshëm. Midis emrave që po shqyrtohen është gjithmonë ai i Cristhian Mosquera i Valencias, por Djalli mund të lëshohet edhe mbi ndonjë profil italian. Në këtë drejtim, kemi folur tashmë për Pietro Comuzzon e Fiorentinës dhe Diego Coppolan e Veronës, për shembull. Por sot e reja përbëhet nga Caleb Okoli, për të cilin Milani do të ishte duke vëzhguar me kujdes mundësinë ta risjellë në Itali nga Leicester, i saporënë nga Premier League angleze. Ish Atalanta është një profil i ri, por tashmë me përvojë, për të cilin – siç theksohet nga kolegët e të përditshmes sportive Tuttosport – do të kishte konkurrencë edhe nga Bolonja. Thënë kjo, sytë hapur edhe kah një tjetër emri të ri për të cilin Milani është tashmë në “pole position”.

Objektiv konkret

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Gjithnjë duke folur për mbrojtjen, gazetari i njohur me besim milanist, Carlo Pellegatti, ka zbuluar në kanalin e tij YouTube disa të reja të rëndësishme: “Flasim për Giovanni Leoni, mbrojtësin qendror të Parmës, klas 2006, i cili po impresionon këtë sezon. Dihet që mbi këtë djalosh tashmë i ka vënë sytë Juventusi dhe e di që edhe Interi është i interesuar, por mbi të gjitha di që është Milani. Madje, për Leoni, Milani është në avantazh dhe po e synon seriozisht këtë mbrojtës për të cilin do të duhet të paguajë rreth 15/20 milionë euro. Leoni është një objektiv konkret në merkato për Milanin, ndaj ta ndjekim. Edhe sepse Rossonerët do të synojnë të shtojnë në organikë shumë lojtarë të rinj italianë. Milani do të synojë një italianitet më të madh në verë”. Por tani le të kalojmë te një goditje vërtet të bujshme për të cilën Djalli do të ishte gati të lëshohej në një mënyrë shumë konkrete dhe të rëndësishme.

Goditje top

Duke folur për goditje të mëdha në Serie A, sytë nfaj një rindezje zjarri të fortë të Milanit për Riccardo Orsolini, i Bolonjës. Autor i një tjetër sezoni super dhe si një protagonist absolut, anësori sulmues do të ishte ndër objektivat e parë të klubit Rossoner në repartin ofensiv. Kështu, sa i përket anësorëve sulmues, mund të jetë largimi i Samuel Chukwueze që do të hapte vend ​​për Orsolinin, të cilin Milani u përpoq ta blinte edhe gjatë merkatos së fundit dimërore të riparimeve, janarin e kaluar. Tani, siç raportohet edhe nga kolegët e Tuttosport, Djalli është gati të paraqesë një ofertë të re dhe të përmirësuar për Bolonjën në mënyrë që të sigurojnë blerjen e klasit ’97. Këtë herë, do të nevojiten të paktën 25/30 milionë euro për t’i bindur kuqezinjtë ta shesin yllin e tyre më të çmuar, duke marrë parasysh se në garë është edhe Napoli. Por, duke vazhduar të flasim për objektivat e mëdha të Rossonerëve në merkato, lajmet absolutisht nuk mbarojnë këtu. Përkundrazi.

Vlahovic, Hojlund dhe Kolo Muani: Milan-Juventus, tre sulmues për dy
Kërkon Hojlund, Milani tani e ka seriozisht: emisarët Rossonerë në Manchester. Shifrat që po luhen
Pse po flasin për Saelemaekers te Juventusi: Allegri e do te Milani, si është e vërteta?
Milan, një tjetër goditje e madhe! Konfirmon Di Marzio…: “Tani mund të vijë”
Goncalo Ramos dhe jo vetëm: dy goditje nga PSG. Çfarë po ndodh këto momente në casa Milan? | Lajmet e orës së fundit
TAGGED:AngliAtalantaBayer LeverkusenBayern MunichBolognaCaleb OkoliCarlo PellegattiCristhian MosqueraDiego Coppoladrejtori sportivEvropaFikayo TomoriFiorentinaGabbiaGiorgio FurlaniGiovanni LeoniIgli TareItaliJames McAteeLeicesterlista kuqeziMalick ThiawManchester CityManchester UnitedMerkato MilanMilanMister XNewcastleNottingham ForestParmaPavloviçPietro ComuzzoPremier LeagueRiccardo OrsoliniSamuel ChukwuezeSerie AThe TelegraphTony D'AmicoTuttosportValenciaVeronaYouTube
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Editorial

Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca

Editorial

Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?

Merkato Milan

Vlahovic, Hojlund dhe Kolo Muani: Milan-Juventus, tre sulmues për dy

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Vlahovic, Hojlund dhe Kolo Muani: Milan-Juventus, tre sulmues për dy

Milanistat
Milanistat
07.08.2025
Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?
Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?