Në ditët përmbyllëse të Euro 2024, teksa në fushë vëmendja është përqëndruar maksimalisht tek ajo që do të ndodhë në Berlin mes Spanjës dhe Anglisë që do të garojnë në finale, në Serie A temat kryesore kanë të bëjnë me tërheqjet nga futbolli dhe merkaton. Dhe mbi të gjithë, gjatë orëve të fundit është një lojtar që është shndërruar në protagonist të zërave të merkatos, që po bëhen gjithnjë e më këmbëngulëse: kurioziteti për të ardhmen e Federico Chiesës është shumë i lartë.
Kishte një perceptim javët e kaluara se rrugët e Frederiko Kiezës dhe Juventusit mund të ndaheshin. E gjithë kjo u konfirmua sapo Italia mbylli Europianin dhe fati i lojtarit filloi të diskutohej sërish. Pak dyshime, asnjë fije shprese për rinovim me Juventusin, në Torino lojtari nuk konsiderohet më esencial për projektin e tyre. Prandaj, do të largohet nga Juventusi pas katër sezonesh.
Megjithatë, kjo është një situatë që duhet të deshifrohet për sa i përket destinacionit. Zërat e javëve të fundit tregonin se Chiesa do të ishte i intriguar nga një transferim në Romë, por, në të njëjtën kohë, ai nuk dëshironte që të merrte vendime të nxituara dhe po vlerësonte të gjitha propozimet në tryezë, përfshirë ato nga kampionate të tjera. Por kush do ta kishte të nxitonin, është Juventusi, i cili do të donte të arkëtonte një dorë të mirë nga shitja e tij sa më shpejt të jetë e mundur për t’i riinvestuar menjëherë në merkaton hyrëse.
Në këtë pikë duhet patur kujdes, pasi janë disa protagonistët që hyjnë në skenë. Chiesa në veçanti do të kishte hyrë në shënjestër të Milanit, i cili dëshiron një goditje të aftë për të ndezur një merkato deri më tani të bllokuar.
Mesa duket klasi 1997 është një kërkesë e Fonseca dhe se tashmë ka pasur kontakte si mes Milanit dhe lojtarit ashtu dhe mes Milanit dhe Juventusit. Një front merkato që mund të bëhet shpërthyes.
Por në sfond, duhet patur në vëmendje edhe hipoteza Napolit, por Milani duket se e ka shumë seriozisht. Edhe pse përpara se të fundosë goditjen, për kuqezinjtë duhet të ndodhë një event i veçantë.
Siç është vënë re, Milani dëshiron të forcohet, por me duke pasur kujdes edhe buxhetin, pra me shpenzime të kujdesshme të planifikuara deri në detajet më të vogla. Kështu, sulmi për Chiesën do të niste vetëm nëse do të shitej Chukwueze. Nigeriani nuk arriti të bindë plotësisht vitin e kaluar dhe kuqezinjtë do ta sakrifikonin me dëshirë, gjithmonë në rast se do të vinte oferta e duhur.