Po nis paksa me vështirësi kjo merkato verore e Milanit. Muaji qershor fluturoi pa kërcitje dhe me shumë zëra. Korriku, në mënyrë të pashmangshme, do të duhet të jetë plot me blerje të reja dhe të rëndësishme për Djallin. Po ashtu edhe gushti. Sheshi ka nisur të rrëshqasë nga paduruarimi me mosveprimin (shpresojmë vetëm në dukje nga drejtuesit e klubit), me rivalët që përkundrazi, po e rigjallërojnë verën e tyre me goditje njërën pas tjetrës.
Pritet që ditët në vijim klubi të fillojë të bëjë konkretizojë edhe e goditjet e para. Vëmendja kryesore është ende e përqendruar te Joshua Zirkzee: sulmuesi mbetet objektivi kryesor, por mbi lojtarin është e fortë konkurrenca e Manchester United, i cili mund ta mbyllë më shpejt goditjen. Do të kuptojmë kështu se cilat janë strategjitë e Djallit, i cili nuk mund ta shtyjë më goditjen për majën e sulmit, veçanërisht tani pas lamtumirës së Olivier Giroud.
Por siç dihet nga të gjithë, Djalli ka në program të tjera afera, që nga mesfusha e deri te mbrojtja. Ditët e fundit ju kemi treguar për ardhjen e mundshme të dyfishtë në mesfushë. Kuqezinjtë po shtrëngojnë për Youssouf Fofana nga Monaco, por kultivojnë shpresat për të marrë edhe ‘Po’-në përfundimtare të Adrien Rabiot për një repart tërësisht francez. Sidoqoftë, në vëmendje duhet pasur edhe pista që të shpie te Wieffer, e cila ende nuk është skarcuar. Ndërkohë që, përsa i përket mbrojtjes, ideja është gjithmonë blerja e një mbrojtësi të djathtë dhe një qendërmbrojtësi.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Takimi për mbrojtësin anësor, Milani është i bindur për atë
Ideja kryesore përsa i përket rolit të anësorit të tërhequr është ajo e lidhur me Emerson Royal. Lojtari i është vetpropozuar Djallit, i cili po mendon seriozisht për blerjen e tij. Dëshiron të largohet nga Tottenham dhe për ardhjen e tij në Milano ka hapësira. Tifozët në fakt nuk janë aspak entuziastë për ta parë me fanellën kuqezi, e megjithatë marrëveshja mund të konkretizohet gjatë orëve të ardhshme, kur do të mbahet edhe një takim mes agjentëve të futbollistit brazilian dhe klubit kuqezi.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Milani do të tentojë ta mbyllë për një shifër rreth 15 milionë euro. Nëse Emerson Royal do të ishte vërtet goditja e Djallit, braziliani do të luante pozicionin me Davide Calabria në të djathtë. Ndërkohë që Alessandro Florenzi, duket se është i destinuar të bëjë gati valixhet. Me ardhjen e Paulo Fonseca në pankinë, qëndrimi i tij në skuadër është gjithnjë e më i pamundur. Paketa e anësorëve mbrojtës do të plotësohet kështu nga djaloshi Jimenez, i cili do të lëvizë midis Milan Futuro dhe Ekipit të Parë, dhe padyshim Theo Hernandez. Ndaj do të duhet gjendur një zgjidhje për Terracciano dhe sigurisht, edhe për Ballo-Toure.