Tërhiq e mos këput midis Milan dhe Club Brugge për Ardon Jasharin vazhdon. Mesfushori zviceran mbetet për tani një objektivi shumë i rëndësishëm merkatoje i kuqezinjve për mesfushën, por klubi belg po bën rezistencë shumë të fortë. Milan tashmë e ka arritur një marrëveshje me lojtarin dhe njerëzit e tij të merkatos, vetë Jashari po shtyn fort për një transferim te Milani. Megjithatë, për momentin, Club Brugge nuk po dorëzohet madje ka bërë të ditur se është gati ta mbajë lojtarin, edhe kundër dëshirës së tij.
Në të vërtetë, belgët shpresojnë që Milan do të rrisë ofertën, ndërsa për Taren, propozimi i fundit i bërë është i mjaftueshëm dhe është ai përfundimtar. Dora e hekurt vazhdon, duke pasur parasysh se – pavarësisht pesimizmit në rritje – sidoqoftë negociatat nuk janë mbyllur ende përfundimisht. Megjithatë, thënë këtë, Milani padyshim është i detyruar të kërkojë alternativa të tjera dhe cilësore ndaj Jasharit. Në këtë drejtim, lajmet e fundit flasin konkretisht për katër emra të tjerë në orbitën kuqezi: ja cilët janë, emër për emër.
Emër që pëlqehet
1) JAVI GUERRA – Spanjolli klas 2003 pëlqehet prej kohësh nga Milani, i cili javët e fundit ka lëvizur edhe konkretisht me Valencian. 22 vjeçari mbetet qartësisht midis favoritëve në listën e Tares, por është një objektiv i ndërlikuar. Valencia – e cila e vlerëson djaloshin mbi 25 milionë euro – po përpiqet të rinovojë kontratën e Guerra, i cili, ka tërhequr vëmendjen edhe të top klubeve të tjera evropiane, me Manchester United në krye. Shkurt, pista është konkrete, por sigurisht jo më e lehtë. Kalojmë te emrat e tjerë në listë.
Surprizë e mundshme
2) AYYOUB BOUADDI – Një sy mbi yllin e ri francez të Lille, i cili në moshën 17 vjeçe ka fituar tashmë një vend midis të mëdhenjve të skuadrës së parë. Shumë e konsiderojnë si një talent të lindur, të paracaktuar, të tjerë një fenomen të vërtetë. Por e sigurt është se lojtari klas 2007 është një xhevahir shumë i çmuar, madje duke i lënë mbresa edhe Allegrit, i cili e njeh dhe e respekton jashtëzakonisht. Emri i tij ka qenë afruar me Milanin që në fillim të kësaj seance merkatoje dhe mund të rikthehet sërish në qendër të vëmendjes nëse dështon goditja Jashari nga Club Bruge. Pavarësisht moshës së tij të re, Bouaddi ka një çmim të lartë, që vlerësohet në rreth 30 milionë euro. Ëmër që ia vlen t’i kushtohet vëmendje. Megjithatë, tani sytë hapur mbi emrin e tretë në listë.
Një dëshirë e vjetër
3) GIOVANNI FABBIAN – Lojtari klas 2003 i Bolonjës është një profil që është afruar disa herë me Milanin në të kaluarën e afërt. Me mundësinë dështimit të një kthimi te Interi, emri i tij mund të rikthehet në modë në optikën Milan që efektivisht po kërkon një mesfushor të ri dhe integrues si ai, akoma më mirë nëse është italian. Për momentin, është vetëm një sugjerim, por mund të materializohet me një kosto relativisht të arsyeshme krahasuar me opsione të tjera më të shtrenjta (kryesisht Jashari). E sigurt është se djaloshi i pëlqen Milanit, i cili e ka monitoruar dhe ndjekur për njëfarë kohe muajt e fundit. Thënë kjo, kalojmë tani te emri i katërt.
Rikthehet dashuria
4) GRANIT XHAKA – Sytë hapur drejt për një rindezje të mundshme dashurisë për zviceranin e Bayer Leverkusen, i cili vlerësohet shumë si nga Allegri ashtu edhe nga Tare. Sipas Footmercato, Milani vazhdon që të jetë i interesuar dhe është gati të rikthehet në sulm për të përfituar nga ndonjë mundësi e mundshme. Kostot do të ishin më të arsyeshme dhe mosha e lojtarit mjaftueshëm e avancuar, por Rossonerët besojnë fuqimisht si në cilësitë teknike ashtu edhe mbi ato karizmatike të Xhakës, i cili ka gjithashtu edhe përvojë të madhe ndërkombëtare. Shkurt, sytë hapur mbi alternativat e Jasharit për mesfushën e Milanit. Dhe jo vetëm për mesfushorët.