Merkato Milan, kthesa e fortë. Fizik dhe plot talent: “Me 25 milionë mbyllet çështja e qendërmbrojtësit!”

Goditje e madhe e merkatos Milan. Rossonerët kanë përgatitur tashmë çdo gjë për lëvizjet e tij të ardhshme, me një sy në merkaton e riparimeve dimërore: duart drejt një lojtari prej 25 milionë eurosh

Milanistat
2 Min Read

Siç ju kemi thënë prej kohësh dhe theksuar vazhdimisht gjatë këtyre javëve të fundit, në prag të merkatos së janarit, Milan do të përpiqet të lëvizë me shpejtësi dhe me vendosmëri mbi ato objektiva të cilië nuk mundi t’i tërhiqte që në verë.

Për këtë arsye, Tare do të ishte duke e mbajtur nën kontroll të rreptë gjerë e gjatë merkatos, në kërkim të profileve të duhur mbi të cilët duhen ushtruar goditjet.

Në këtë optike, midis prioriteteve kryesore të Rossonerëve është sigurisht edhe një qendërmbrojtës i ri, me peshë dhe cilësor, i gatshëm t’i japë menjëherë një dorë mbrojtjes së trajnerit livornez.

Kështu, tashmë ju kemi treguar për kandidaturat e forta të Joe Gomez të Liverpoolit dhe të Thomas Kristensen të Udineses, të cilët janë edhe emrat më të përfolur të momentit. Por gjatë këtyre orëve të fundit, ka dalë një tjetër shumë i rëndësishëm.

Po flasim për një tjetër qendërmbrojtës, nga Udineze, domethënë për francezin Oumar Solet. Sipas burimeve të besueshme, goditja e vërtetë e merkatos Milan në shtëpinë biankonere do të ishte pikërisht klasi 2000, i mbajtur vazhdimisht nën vëzhgim muajt e fundit.

Efektivisht, përsa i përket kualiteteve dhe cilësive të futbollistit, Solet do të ishte lojtari perfekt për Allegrin.

Shpejtësia, fiziku, njohja e mirë e futbollit të Serie A dhe aftësitë shumë të mira në impostim dhe krijimin e lojës, mund ta bëjnë atë të luajë si krahu i djathtë i mbrojtjes me tre të Allegrit.

Gjithnjë sipas burimeve të mirëbesueshme, çmimi për t’ia rrëmbyer Solet klubit friulian rrotullohet te të paktën 25 milionë euro. Sytë pra ndaj këtij emri për prapavijën Rossonere.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente