Mbetet vërtetë edhe pak nga mbyllja e merkatos verore dhe Milani, i cili tashmë ka bërë plot shtatë blerje të reja, është totalisht i përqendruar, për momentin, në mbylljen sa më mirë të fushatës së tij. Që do të duhet të përfshijë, sigurisht, edhe blerjen e një qendërsulmuesi me peshë. Dhe pothuajse me siguri të një qendërmbrojtës të ri (me përjashtim të rastit nëse planet ndryshojnë, siç do ta shohim).
Pastaj, me shitjen e ndonjë teprice, apo lojtari jo plotësisht titullar në zgjedhjet e mister Massimiliano Allegri, mund të vërehen edhe disa lëvizje ‘last’ për të mund kompletuar organikën e ekipit.
SULMI
Në këtë dritare merkatoje, Milan – për të shoqëruar Santiago Gimenez me një tjetër qendërsulmues – po përqendrohet fuqimisht në blerjen e mundshme të Rasmus Hojlund nga Manchester United.
Ka akord të plotë mbi pagën e sulmuesit danez (4 milionë euro neto në sezon) dhe mbi tarifën e huazimit nga Red Devils (5 milionë euro). Por nuk është arritur ende në një marrëveshje të plotë. Kjo për shkak se Hojlund do të donte garanci në lidhje me blerjen përfundimtare të kartonit të tij për sezonin 2026-2027 dhe sepse ka një mospërputhje në vlerësimin e përgjithshëm të kartonit të ish Atalantës.
Milani do të donte ta mbyllte operacionin me 40 milionë euro në total, ndërsa United me 50. Alternativa kryesore? Dusan Vlahovic (Juventus). Do të kushtonte sa gjysma, por do të fitonte pothuajse dyfishin pagë.
MBROJTJA
Në mbrojtje, për momentin, pas shitjes së Malick Thiaw te Newcastle gjatë ditëve të shkuara të merkatos, Milani ka në organikë katër qendërmbrojtës: Koni De Winter, Matteo Gabbia, Strahinja Pavlovic dhe Fikayo Tomori, sipas rendit alfabetik.
Megjithatë, Djalli i Allegrit shpesh luan me një prapavijë me tre, kështu që, nuk përjashtohet që Rossonerët të sjellin një tjetër qendërmbrojtës në fazat e fundit të këtij seksioni. Objektivat kryesore? Caleb Okoli, italian i Leicester City dhe Berat Djimsiti, zvicerano-shqiptar në pronësi të Atalantës.
Megjithatë, Milan mund të vendosë edhe për një ndryshim strategjie… dhe një ekspozim të ndryshëm ndaj burimeve të tij financiare.
NJË ROL I RI
Për të zëvendësuar Theo Hernandez, i cili u transferua te Al-Hilal gjatë këtyre muajve të merkatos, Milani ka blerë nga Brighton mbrojtësin e majtë ekuadorian Pervis Estupinan – për 19 milionë euro, përfshirë bonuset. Do të jetë ai titullari i krahut të majtë, duke luajtur si anësor në modulin 4-3-3, ose si anësor i lartë në të gjithë krahun në një 3-5-2.
Alternativa e tij e vetme, për momentin, është djaloshi Davide Bartesaghi, klas 2005, të cilin trajneri Allegri e pëlqen shumë. Por, ndoshta, ai do të luajë më shumë si qendërmbrojtës sesa si mbrojtës anëror shtytës.
Djalli, në fakt, mund ta ndryshojë përgjithmonë rolin e Bartesaghit, duke e zhvendosur atë në një qendërmbrojtës apo, nëse preferoni, në një qendror të majtë në një mbrojtje me tre lojtarë (i ngjan disi Alessandro Bastonit të Interit për sa i përket fizikut dhe lëvizjes), pra, të futs një mbrojtës të majtë të ri pas Estupinan. E gjitha kjo pa shpenzuar asnjë cent.
SHKËMBIMI
Sipas asaj që është zbuluar nga kolegët e ‘BolognaSportNews.it’, Milani mund ulet në tavolinë për të negociuar një marrëveshje shkëmbimi me Sassuolon në ditët e fundit të merkatos. Një operacion i dyfishtë, që do të zgjidhte hallet e të dy skuadrave.
Ideja? Mbrojtësi i majtë skocez Josh Doig, klas 2002, ish Hellas Verona, te Rossonerët dhe Yacine Adli, klas 2000, mesfushor franko-algjerian i rikthyer nga huazimi në Fiorentinë, te Neroverdët.
Një marrëveshje që do t’i leverdiste si Milanit, që do të kishte kështu një alternativë të vlefshme në të majtë (Doig ka luajtur në një mbrojtje me katër, ashtu edhe si mbrojtës krahu, si një mesfushor i pestë), edhe për Sassuolo.
Emilianët, në fakt, po e përkëdhelin “piktorin” prej muajsh. Kushti që marrëveshja të realizohet? Të pranohet nga Adli, i cili deri më tani ka qenë skeptik në lidhje me destinacionin dhe është më i prirur të largohet kur të skadojë kontrata e tij (30 qershor 2026) e më pas të vendosë në mënyrë të pavarur vitin e ardhshëm të ardhmen e tij.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
