Kërkesa e Allegrit
Përveç mbrojtësve anësorë, Allegri do të kishte kërkuar edhe një qendërmbrojtës të ri me peshë, mundësisht të ri, italian dhe me perspektiva të mëdha. Për këtë arsye, gjatë javëve të fundit, me skuadrën milaneze janë afruar profile të tilla si Pietro Comuzzo i Fiorentinës dhe, veçanërisht, Giovanni Leoni i Parmës. Por, sipas të rejave më të fundit të zbuluara nga eksperti i mirënjohur i merkatos Claudio Raimondi, drejtpërdrejt në SportMediaset, Rossonerët tani po synojnë Giorgio Scalvini të Atalantës. Uebsajti i SportMediaset shkruan se: “i kërkuar fuqimisht nga Massimiliano Allegri, që i vlerëson teknikën, shkathtësinë dhe fizikun, lojtari klas 2003 pëlqehet shumë në Milanello dhe Rossonerët do të kishin nisur të eksploronin situatën me njerëzit e merkatos së futbollistit për të përcaktuar hapësirën për manovrim dhe mundësinë e operacionit. Për momentin nuk ka nisur asnjë negociatë konkrete me Atalantën, por Tare & Co. thuhet se po shqyrtojnë të ofrojnë Thiaw dhe 15 milionë euro në këmbim”. Në gjyrmët Scalvinit do të ishte edhe Napoli, por është duke mbyllet negociatat Beukema me Bolonjën. Një sy pra, edhe kësaj piste të Rossonerëve. Ndërkohë, megjithatë, kujdes edhe ndaj zhvillime të tjera të bujshme.