Tani Milani është i thirrur të përshpejtojë në merkato. Shumë pak ardhjet e derimë tanishme, janë Modric – i cili do t’i bashkohet skuadrës në një moment të dytë – dhe Ricci. Veçanërisht duke pasur parasysh largimet e profilit të lartë si ato të Reijnders dhe Theo Hernandez.
Tare e di që kjo skuadër ka nevojë për përforcime të rëndësishme dhe brenda një kohe shumë të shkurtër. Për mesfushën, vazhdohet të pritet Jashari, i cili përfaqëson telenovelën e re të merkatos Milan këtë verë. Por ndërkaq, duhet menduar edhe për repartet e tjera.
Allegri, kërkesa e bujshme nga merkato Milan
Nevojiten në fakt, të paktën dy mbrojtës të tjerë titullarë (një në të majtë dhe një në të djathtë). Për krahun e majtë Rossonerët sapo dështuan me blerjen e Archie Brown, ndërsa për krahun e djathtë, po shtyhet fort (deri më tani pa asnjë sukses) për Doue. Pastaj, është gjithmonë edhe sulmi për t’u përforcuar me një qendërsulmues të ri që të jetë pika e referimit për skuadrën. Por jo vetëm kaq. Sipas lajmeve më të fundit të merkatos të zbuluara drejtpërdrejt në SportMediaset, Allegri do të kishte kërkuar një tjetër goditje surprizë të bujshme për Milanin e tij: ja të gjitha detajet dhe emri i kërkuar nga trajneri Rossoner:
Kërkesa e Allegrit
Përveç mbrojtësve anësorë, Allegri do të kishte kërkuar edhe një qendërmbrojtës të ri me peshë, mundësisht të ri, italian dhe me perspektiva të mëdha. Për këtë arsye, gjatë javëve të fundit, me skuadrën milaneze janë afruar profile të tilla si Pietro Comuzzo i Fiorentinës dhe, veçanërisht, Giovanni Leoni i Parmës.
Por, sipas të rejave më të fundit të zbuluara nga eksperti i mirënjohur i merkatos Claudio Raimondi, drejtpërdrejt në SportMediaset, Rossonerët tani po synojnë Giorgio Scalvini të Atalantës.
Uebsajti i SportMediaset shkruan se: “i kërkuar fuqimisht nga Massimiliano Allegri, që i vlerëson teknikën, shkathtësinë dhe fizikun, lojtari klas 2003 pëlqehet shumë në Milanello dhe Rossonerët do të kishin nisur të eksploronin situatën me njerëzit e merkatos së futbollistit për të përcaktuar hapësirën për manovrim dhe mundësinë e operacionit. Për momentin nuk ka nisur asnjë negociatë konkrete me Atalantën, por Tare & Co. do të ishin duke shqyrtuar të ofrojnë Thiaw dhe 15 milionë euro në këmbim”.
Në gjyrmët Scalvinit do të ishte edhe Napoli, por është duke mbyllet negociatat Beukema me Bolonjën. Një sy pra, edhe kësaj piste të Rossonerëve. Ndërkohë, megjithatë, kujdes edhe ndaj zhvillime të tjera të bujshme.