Merkato Milan, jo vetëm sulmi: oblektivi i kuqezinjve për mesfushën

Milan mund të përforcojë edhe mesfushën në afatin e ardhshëm të merkatos së riparimeve të janarit, duke kërkuar të evitojë investimet e kushtueshme

Milanistat
2 Min Read

Milan po ndjek me kujdes nga afër çdo mundësi për të përforcuar organikën si në merkaton dimrore ashtu edhe në atë verore: prioritetet janë të tjera, por mund të ketë edhe një rast të leverdisshëm në mesfushë.

Klubi po vlerëson me kujdes kontratat në skadencë, performancat dhe adaptimin e lojtarëve me modulin e Allegrit.

Strategjia synon identifikimin e elementëve të gatshëm për ndikuar menjëherë, ndoshta edhe pa rënduar mbi financat e klubit, duke kërkuar një ekuilibër midis eksperiencës dhe hapësirës për rritje.

Një rast konkret për merkaton Milan

Rossonerët do të ishin duke marrin në konsideratë Quinten Timber të Feyenoord: mesfushori holandez, që e ka kontratën në skadencë në fund të sezonit, ka tërhequr interesin e klubeve të mëdha evropiane.

Kolegu Ekrem Konur shpjegon se: “Timber po tërheq vëmendjen e të gjithë Evropës. Feyenoord do të donte t’ia zgjaste kontratën, por janë shumë skuadra të interesuara: Dortmund, Leverkusen, Arsenal, Manchester United, Inter dhe Juventus”.

Mundësia për të mbyllur një transferim me parametër zero e bën lojtarin një objektiv konkret për Milanin, që mund ta parakalonte konkurrencën nëpërmjet një lëvizjeje strategjike.

Drejtuesit po monitorojnë nga afër situatën dhe po vlerësojnë nëse do të hapen diskutime muajt e ardhshëm për të siguruar një përforcim të mirë, një lojtar të ri që mund të integrohet me shpejtësi në skuadër.

Mundësia e një transferimi të lirë, pra pa kosto për kartonin do të përfaqësonte një avantazh domethënës për planifikimin e ardhshëm.

Strategjia për mbylljen e një blerjeje të synuar pa rreziqe të tepërta

Milani po studion lëvizjet për të marrë Timber apo një profil të ngjashëm pa rreziqe të konsiderueshme financiare.

Menaxhimi i kujdesshëm i burimeve dhe njohja e kontratave në skadencë u mundëson kuqezinjve të vlerësojnë ndikimin e mundshëm në fushë dhe në skuadër.

Nëse marrëveshja konkretizohet, mesfushori do të mbërrinte me mundësinë për t’u përshtatur shumë shpejt me stilin e lojës së kuqezinjve.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>



Share This Article