MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Merkato Milan: Jo vetëm Rashford! Eksperti Di Marzio hedh bombën: “Duan edhe…
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Merkato Milan

Merkato Milan: Jo vetëm Rashford! Eksperti Di Marzio hedh bombën: “Duan edhe…

By
Milanistat
11.01.2025
7 Min Read
Share
SHARE

Nga shitja e Okafor te Leipzig te goditja Marcus Rashford dhe më shumë: të rejat më të fundit të merkatos që dalin nga casa Milan

Vërtet lëvizje shumë të mëdha që kanë të bëjnë me merkaton në casa Milan. Klubi është shumë aktiv në disa fronte, siç konfirmohet nga lajmet e fundit që qarkullojnë në ambjentin kuqezi gjatë këtyre orëve. Dhe, hap pas hapi, Milani është i bindur se mund të godasë në shenjë për objektivat e tij. Nga ky këndvështrim, shumë i rëndësishëm do të jetë edhe merkato në dalje. Okafor është i destinuar për në Leipzig, por një sy edhe nga Chukwueze dhe të tjerë lojtarë që mund të largohen që në janar. Nga ana tjetër, objektivi numër një në hyrje, sipas të gjitha gjasave duket se është dhe mbetet Marcus Rashford, por Milani ka edhe objektiva të tjera në merkato përveç sulmuesit anglez. Rashford do të përfaqësonte goditjen e madhe për rilançim, por nevojiten përforcime të rëndësishme edhe në reparte të tjera. Është kjo arsyeja e përsesë së kaq shumë zërave dhe lajmeve të merkatos që qarkullojnë në orbitën Milan. Ndaj, pa humbur kohë, le të nisim me të rejat më të fundit duke filluar nga një emër të ri që ka përfunduar në radarët e Djallit.

Pista surprizë

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Në qendër të vëmendjes është edhe mbrojtja, ku Milani është i mangët, sidomos në krahë. Në të majtë mungon një zëvendës Theo Hernandez, ndërsa në të djathtë Emerson Royal nuk po jep ende asnjë garanci dhe Calabria mbetet në dalje. Përsa i përket korsisë së djathtë, ju kemi folur për Zappa-n e Cagliarit, tifoz i madh i kuqezinjve, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit. Por kolegët e të përditshmes sportive Tuttosport rilançojnë edhe kandidaturën e një emri tjetër surprizë. Bëhet fjalë për Jackson Tchatchoua, mbrojtës i djathtë belg me këmbë dhe grintë të madhe. Lojtari klas 2001 ka performuar mirë me Veronën, klub me të cilin Milani ka pasur së fundmi disa kontakte edhe për Reda Belahyane, i cili është edhe ndër objektivat e kuqezinjve për mesfushën. Pra, tani njërin sy për këtë pistë të re për krahun e djathtë të mbrojtjes. Vazhdojmë me lajmet e tjera.

Vendoset çmimi

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Folëm në fillim të këtij artikulli edhe për merkaton në dalje, shumë e rëndësishme për arkëtime të cilat të mund të riinvestohet menjëherë në blerjet e reja hyrëse. Në këtë drejtim, vëmendje evolucionit të mundshëm të situatës në lidhje me Alexis Saelemaekers, të cilin Roma dëshiron absolutisht ta mbajë në kryeqytet. Kolegët e Calciomercato, kanë zbuluar se “drektiesot kuqezinj po shqyrtojnë hipotezën e sakrifikimit të Saelemaekers menjëherë”. Në këtë rast, në negociata do të duhet të vlerësohet edhe përfshirja e Abraham, por Milani në çdo rast do ta kishte vendosur çmimin e largimit për anësorin: “Për Saelemaekers, Milani, siç thamë, nuk do të dëgjojë oferta më të ulëta se 15 milionë. euro por, nëse Roma është e gatshme të bëjë një përpjekje të vogël dhe e rrit në 20 ofertën e saj – lojtari ka edhe admirues të tjerë – situata mund të shtyjë Furlani, Moncadën dhe Ibrahimovic të përshpejtojnë në largimin e belgut”. Para të rëndësishme, që mund të lehtësojnë sulmin e Milanit ndaj objektivave të tij. Dhe, për këtë qëllim, kalojmë tani te Rashford dhe jo vetëm te ai.

Front i nxehtë

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Milani nuk heqë dorë absolutisht nga Rashford. Manchester United është hapur për një marrëveshje huazimi dhe Ibrahimovic në veçanti po shtyn fort me shpresën për të mposhtur konkurrencën nga klubet e tjera si Juventus, Borussia Dortmund dhe Barcelona. Kuqezinjtë e kanë marrë tashmë miratimin e lojtarit, por duhet arritur edhe kompromisi për sa i përket pagës së lojtarit. Milani i ka bërë lëvizjet e tij dhe tani është në pritje të një përgjigjeje nga Rashford dhe Red Devils. Megjithatë, në rast tymi të zi, Djalli do ta kishte identifikuar tashmë alternativën e sulmuesit anglez. Bëhet fjalë për portugezin Francisco Trincao i Sporting Lisbonës, i cili kushton rreth 20/25 milionë euro. Një profil që vlerësohet edhe nga Conceicao dhe për të cilin do të kishte edhe mbështetjen e superagjentit Jorge Mendes. Megjithatë, siç thamë, ka diçka tjetër që po gatuhet e që konfirmohet edhe nga eksperti i merkatos Gianluca Di Marzio këto orë.

Më të fundit nga Di Marzio

Në sitin e tij zyrtar, eksperti i merkatos dhe gazetari i njohur ka bërë një bilanc të situatës së Rashford por jo vetëm. Di Marzio shkruan se: “Rosonerët, në fakt, nuk heqin dorë as nga Kolo Muani, por për të cilin Juventus është i bindur se është në pole position. Lojtari francez ende nuk ka vendosur dhe ka edhe disa klube të Premier League të interesuara për të (përfshirë Manchester United). Për Rashford, megjithatë, ka shumë konkurrencë, si në Serie A, (Milani dhe Juventusi), ashtu dhe jashtë saj”. Vetë Di Marzio më pas ka zbuluar një tjetër emër surprizë drejtpërdrejt në Sky Sport: “Milani dëshiron Saba Goglichidze, mbrojtësin e djathtë të Empolit, të cilin kuqezinjtë po e shënjestrojnë. Ndoshta që tani, për këtë afat kalimtar të janarit ose ndoshta për ta bllokuar dhe për ta lënë në Empoli deri në qershor e për ta sjellë më pas në Milano për sezonin e ardhshëm, Milani po e synon seriozisht këtë talent”. Mirëpo lajmet e merkatos Milan nuk mbarojnë këtu, përkundrazi.

Vlahovic, Hojlund dhe Kolo Muani: Milan-Juventus, tre sulmues për dy
Kërkon Hojlund, Milani tani e ka seriozisht: emisarët Rossonerë në Manchester. Shifrat që po luhen
Pse po flasin për Saelemaekers te Juventusi: Allegri e do te Milani, si është e vërteta?
Milan, një tjetër goditje e madhe! Konfirmon Di Marzio…: “Tani mund të vijë”
Goncalo Ramos dhe jo vetëm: dy goditje nga PSG. Çfarë po ndodh këto momente në casa Milan? | Lajmet e orës së fundit
TAGGED:Alexis SaelemaekersBarcellonaBorussia DortmundCagliariCalabriaCalciomercato.comcasa MilanChukwuezeEmerson RoyalEmpoliFrancisco TrincaoFurlaniGianluca Di MarzioIbrahimovicJackson TchatchouaJorge MendesJuventusKolo MuaniLeipzigManchester UnitedMarcus RashfordMerkato MilanMoncadaOkaforPremier LeagueRed DevilsReda BelahyaneRomaSaba GoglichidzeSky SportSporting LisbonaTheo HernandezTuttosportVeronaZappa
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Editorial

Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca

Editorial

Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?

Merkato Milan

Vlahovic, Hojlund dhe Kolo Muani: Milan-Juventus, tre sulmues për dy

Më të lexuarat e ditës

Editorial

Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?

Milanistat
Milanistat
07.08.2025
Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?