Merkato Milan, jo vetëm Napoli: edhe Sarri i kërkon Lacios të blejë në ‘casa Milan’. Çfarë po ndodh? Ja detajet…

Napoli, klubet angleze dhe gjermane i vënë sytë, ndërsa Sarri kërkon rikthimin e ‘perlës së tij’ nga koha te Chelsea. Milani në dilema të mëdha: të shesë, të mbajë apo të ndërtojë një tjetër skuadër për Allegrin?

Milanistat
4 Min Read

Dimri afrohet dhe me të edhe një fllad i fortë merkatoje mbi Milano. Te kuqezinjtë, lëvizjet e mundshme nuk lidhen vetëm me blerjet e reja.

MILAN, MERKATO TROKET FORT: JO VETËM BLERJE, POR EDHE LARGIME TË MUNDSHME NË DITËT E PARA TË JANARIT

Tri prej lojtarëve më të përfolur të javëve të fundit janë në dalje: Christopher Nkunku, Santiago Gimenez dhe Ruben Loftus-Cheek.

Në rastin e Gimenez, pavarësisht kundërshtimeve të vazhdueshme nga klubi, argjentinasi i natyralizuar meksikan mund të mbyllë aventurën e tij pas vetëm një sezoni. Sulmuesi nuk ka bindur dhe ofertat pritet të trokasin.

Por është Loftus-Cheek që ndez dritat e qendrës mediatike dhe të gjithë Europës futbollistike.

LOFTUS-CHEEK, SHNDËRROHET NË DOSJEN MË TË NXEHTË TË JANARIT? NAPOLI, PREMIER LEAGUE, BUNDESLIGA… TNI EDHE SARRI!

Mesfushori anglez, që te Milani ka treguar nivel, personalitet dhe fizik monstruoz, shikon gjithnjë e më shumë drejt një vendi titullari për të siguruar vendin në Botëror. Kjo e bën atë një nga lojtarët më të kërkuar të merkatos.

Napoli e do. Disa klube angleze po e monitorojnë. Disa gjermane gjithashtu. Por surpriza vjen nga Roma: ështe rradha e Maurizio Sarrit të kërkojë Loftus-Cheek për Lazion e tij.

Kjo është zbuluar nga kolegët e redaksisë sportive të të përditshmes gjeneraliste “Il Messaggero”, sipas të cilëve, tekniku biancoceleste, i obsesionuar gjithmonë pas lojtarëve që i kanë funksionuar historikisht, e ka vendosur anglezin si prioritet absolut për mesfushën.
Dhe nuk është një dëshirë e rastësishme: Sarri e ka menaxhuar Loftus-Cheek edhe te Chelsea dhe nën drejtimin e tij anglezi ka dhënë ndoshta sezonin më të mirë personal të karrierës.

LAZIO ME AMBICIE, POR ME PENGESA: KONTRATA, PAGAT DHE DOMOSDOSHMËRIA PËR TË SHITUR…

Lazio synon rritje, kërkon cilësi, kërkon trupë mesfushore për të shënuar një kthesë sezonale. Loftus-Cheek është profili ideal.
Por operacioni, siç raporton gazeta romane, është i komplikuar.

Pengesa kryesore? Paga e lartë e lojtarit.
Për të hapur hapësirën financiare, klubi duhej fillimisht të shiste Guendouzin. Vetëm atëherë mund të niste ofensiva për anglezin.

Një lojë shahu kjo mes drejtuesve të Lazios dhe atyre të Milanit, ku çdo lëvizje varet nga tjetra.

A DO TA LEJOJË MILANI LARGIMIN E RLC? DILEMA E MADHE E ALLEGRIT DHE PLANET NË QENDËRMESFUSHË

Allegrit i pëlqen Loftus-Cheek. I pëlqen shumë.
Eksploziviteti, aftësia për të kapur hapësira, fuqia fizike, shkathtësia në tre role të ndryshme – janë elemente që e bëjnë anglezin një nga lojtarët më të rëndësishëm të mesinës së fushës.

E nëse Ruben largohet, atëherë Milani detyrimisht duhet të hyjë në merkato për të marrë një zëvendësues. Një mesfushor të plotë, me cilësi dhe ritëm, sepse kërkesat taktike të Allegrit nuk falin.

Dhe ky është thelbi i ‘dramës’ sportive:
A do ta sakrifikonte Milani një titullar të rëndësishëm thjesht për përfitim ekonomik, apo do ta mbajë për të garantuar rivalitet deri në fund?

JANARI NË ‘CASA MILAN’ PARASHIKOHET PLOT STUHI – DHE LOFTUS-CHEEK MUND TË JETË QENDRA E CIKLONIT

Me Napoli, Premier League, Bundesliga dhe tani edhe Lazio në garë, saga Loftus-Cheek është gati të shpërthejë.
Sarri ka vënë vulën e tij: e do menjëherë.
Milan duhet të vendosë shpejt: ta shesë dhe të rindërtojë, apo ta mbajë dhe të forcojë projektin sportiv.

Dimri sapo ka nisur, por temperaturat në “Casa Milan” janë tashmë të nxehta.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>



Share This Article