Merkato Milan, mbeten gjithnjë e më pak ditë nga rënia e gongut për mbylljen e perdes së merkatos verore: afati i fundit për merkaton italiane është për këtë të hënë, në orën 20:00. Rossonerët mund të jenë protagonistë të rëndësishëm.
Përveç mbërritjes së Nkunku, në fakt, klubi do të ishte duke punuar për një blerje tjetër, veçanërisht në repartin e prapavijës, ku për mbrojtjen e Allegrit vërehet se është shumë i nevojshëm një përforcim dhe i fortë madje.
Për më tepër, trajneri mund të jetë në kërkim edhe të një tjetër mesfushori që të dijë të ndërhyjë në zonën e penalltisë dhe që të mund të jetë vendimtar para portës.
Merkato, Milan kërkon Pellegrinin e Romës
Pa lidhje me operacionin që mediet thonë se po zhvillohet për një shkëmbim të mundshëm Dovbyk-Gimenez, sipas Roma Today, një tjetër operacion merkatoje mund të jetë në zhvillim e sipër midis Milan dhe Romës: Rossonerët do të ishin në gjurmët e Lorenzo Pellegrinit.
Ish-kapiteni i Giallorossëve, në skadencë kontrate, do të ishte vënë në shënjestër të Djallit pas dëmtimit të rëndë të Jasharit. Destonacioni do të ishte i mirëpritur edhe nga mesfushori roman: Pellegrini, në fakt, do të preferonte të qëndronte në Serie A.
Çmimi? Roma mund ta shiste për më pak se 10 milionë euro. Për Milanin, pra, mund të jetë një rast i orëve të fundit të merkatos. Pellegrini është një klas 1996.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
