Merkato Milan | Jashari dhe jo vetëm: “Një goditje prej 50 milionësh!”

Milani pret Jasharin e ndërkohë punon për goditje të tjera të mëdha në merkato: sytë ndaj në një objektivi prej 50 milionë eurosh në shënjestër të Rossonerëve

Milanistat
3 Min Read

Objektivi aktual numër një i merkatos Milan është padyshim Ardon Jashari. Klubi Rossoner e ka rritur ofertën e tij për Bruges dhe tani është në pritje të një përgjigje përfundimtare. Tare është i fortë nga marrëveshja e arritur prej kohësh me lojtarin dhe me agjentin e tij në bazën e 2.8 milionë eurove neto në sezon për 5 vjet. Vetë Jashari, nga ana e tij, po ushtron presion mbi klubin aktual që ta lërë të largohet për në Milano sa më shpejt të jetë e mundur. Përshtypjet janë pozitive dhe në casa Milan ka optimizëm të kujdesshëm për suksesin e negociatës. Por ndërkohë, teksa pret tymin e bardhë në frontin Jashari, Djalli po studion edhe goditje të tjera të mëdha në merkato. Një në veçanti do të ishte objektivi i madh i merkatos Milanit për këtë sezon veror: ja detajet dhe kush është në shënjestër të Rossonerëve…

Lajmi i fundit

Goditja e madhe e verës Rossonere, siç ju kemi thënë shumë herë, do të jetë qendërsulmuesi. Milani dëshiron një qendërsulmues të ri titullar, një emër të madh e me peshë. Shkurt, një garanci dhe jo një bast. Edhe Allegri nga ana e tij e ka kërkuar një sulmues të tillë dhe nga ky këndvështrim do t’i plotësohet kërkesa. E ka konfirmuar vetë Tare dhe me sa duket ka marrë edhe një buxhet shtesë për të përdorur për blerjen e një qendërsulmuesi të ri të madh të cilit do t’i besojë çelësat e repartit ofensiv të Milanit. Emrat në valle janë të shumtë, por në këto orë – sipas burimeve të ndryshme të besueshme – do të ishte duke u ringritur me forcë kandidatura e Mateo Retegui të Atalantës. Sulmuesi italian, golashënuesi më i mirë aktual i Serie A, pëlqehet shumë nga Tare dhe Allegri, por edhe kushton shumë: të paktën 50 milionë euro, ndoshta edhe pak më shumë. Për më tepër, ka edhe një superofertë që i ka ardhur nga Al-Qadsiah, klub arab i gatshëm të vërë në pjatë rreth 50/60 milionë euro. Sidoqoftë Milani qëndron në dritare, si për Retegui ashtu edhe për objektiva të tjerë të mëdhenj për sulmin, duke pasur parasysh se një qendërsulmues i madh, sido që të shkojë… duhet të mbërrijë. Por jo vetëm kaq, në fakt.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente