Nga polemikat te planet e merkatos
Ditë të ethshme në klubin e rrugës Aldo Rossi. Pas polemikave që shoqëruan ndeshjen e fundit të kampionatit, Milani gëzohet për tre pikët vendimtare dhe hedh sytë nga e ardhmja.
E njëjta gjë ndodh edhe me drejtuesit e klubit, me Taren në vijë të parë, i cili vijon kërkimin e mundësive në merkato si për janarin ashtu edhe për verën.
Kërkesa e Allegrit: një bomber brenda janarit
Kërkesat e Allegrit janë të qarta prej kohësh: një mbrojtës, një lojtar krahu dhe një sulmues. Pikërisht për këtë të fundit, në orët e fundit janë shtuar pistat dhe thashethemet që e lidhin me Milanin.
Për njërën prej tyre, megjithatë, ka ardhur një konfirmim shumë i rëndësishëm nga Matteo Moretto.
Konfirmon Moretto: “Negociata jo e thjeshtë, por reale”
Duket se Tare e ka bërë zgjedhjen e tij. Drejtori sportiv kuqezi ka identifikuar sulmuesin që do t’ia “dhurojë” Allegrit. Në krye të listës është Mateta, një emër i lidhur me Milanin që në verë.
Konfirmimi vjen nga Matteo Moretto, i cili foli për tratativën duke nisur pikërisht nga muajt e verës: “Në verë, nga pikëpamja ekonomike, gjërat nuk ecën përpara; Crystal Palace kërkonte shifra të larta. Kontrata i skadon në vitin 2027, nuk është afër rinovimit: Milani mbetet në pritje.”
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
