Allegri dhe merkato verore janë gati të revolucionarizojnë formacionin e Milanit në funksion të sezonit të ardhshëm. Gjatë orëve të fundit, kanë ndjekur njëra-tjetrën shumë zhvillime të reja, midis shitjeve të mundshme të rënda por edhe blerjeve të reja. Në veçanti, Reijnders që është i destinuar të thotë lamtumirë, ashtu siç Modric është gati të zbarkojë në Milanello. Por këto do të jenë vetëm dy lëvizjet e para të merkatos Milan, që po punon shumë fort dhe në disa fronte të ndryshme njëherazi. Pra, është kjo arsyeja pse, siç po thoshim, skuadra Rossoneri është e destinuar të ndryshojë në mënyrë drastike fytyrën për 2026-ën. Kështu, jemi përpjekur t’i paraprijmë ndyshimeve dhe t’ju zbulojmë se cila mund të jetë skuadra e re Rossoneri e vitit të ardhshëm dhe rezultati përfundimtar është padyshim interesant. Atëherë, shkojmë e t’i shohim me rradhë se si mund të duket formacioni i ri i në Milanit të Allegrit: ja në detaje, me titullarët dhe rezervat e mundshme rol pas roli dhe, një sy surprizave të mundshme të bujshme që priten të vijnë nga merkato.
- Portier
Milinkovic-Carnesecci-Sportiello - Mbrojtës i djathtë
Molina-Jimenez - Qendërmbrojtës
Gila-Gabbia - Qendërmbrojtës
Bijol-Pavlovic - Mbrojtës i majtë
Cambiaso-Junior Firpo - Mesfushor sulmues
Modric-Loftus-Cheek - Mesfushor regjisor
Ricci-Nicolussi Caviglia - Mesfushor sulmues
Rabiot-Fofana - Sulmues i djathtë
Pulisic-Saelemaekers - Sulmues i majtë
Leao-Chiesa - Qendërsulmues
Gimenez-Lucca
Ishte ky pra formacioni i mundshëm i Milanit të Allegrit të sezonit të ardhshëm. Por, duke folur për merkaton, tani vëmendje të madhe për atë që po ndodh në Casa Milan.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
