Merkato Milan, ikën edhe Álex Jiménez? Como në pressing: çfarë po ndodh në casa Milan, të gjitha prapaskenat

Álex Jiménez mund të largohet nga Milan në fund të kësaj merkatoje për t'u bashkuar me Comon "spanjolle" të Cesc Fàbregas: të rejat më të fundit

Milanistat
2 Min Read

Lajmet më të fundit raportojnë se është Como e Cesc Fabregaz ajo po bën presion mbi Milan për të siguruar Álex Jiménez në këtë fazë të fundit të merkatos verore.

Mbrojtësi spanjoll, klas 2005, është poshtë në hierarkitë trajnerit Massimiliano Allegri, jo thjesht vetëm për arsye teknike.

Merkato Milan, ikën edhe Álex Jiménez?

Përgjatë kësaj vere, në fakt, djaloshi i rritur në ‘canterën’ e Real Madridit u dërgua për t’u stërvitur me Milan Futuro të Massimo Oddo, që militon në Serie D, për një javë si ndëshkim sepse ishte paraqitut me vonesë në stërvitjet në Milanello në tre raste.

Të shtunën, në pjesën e dytë të ndeshjes Milan-Cremonese, hyri në fushë në vend të jo shumë të suksesshmit Pervis Estupiñán, me bekimin e Allegrit.

Por thirrja nga bashkatdhetari Fàbregas – me të cilin ka një marrëdhënie të shkëlqyer – për ta marrë në brigjet e Liqenit të Komos e ka bërë të lëkundet.

Në aferë edhe Real Madridi që ka të drejtën e riblerjes mbi spanjollin

Milani, sipas ‘CorSport’, për momentin po reflekton mbi ofertën e Komos (një huazim me të drejtë blerjeje), por po arsyeton të negociojë mbi formulën.

Nuk duhet harruar, në fakt, se në aferë është i përfshirë edhe Real Madridi, i cili, mbi lojtarin ka të drejtën e riblerjejes (e famshmja ‘recompra’) për 9 milionë euro këtë verë dhe 12 milionë atë pasardhëse, më 2026.

Share This Article
Pa Komente