Merkato Milan, Rossonerët brenda pak ditësh mund të përshpejtojnë për të mbyllur çështjen Rasmus Hojlund të Manchester United.
Të dy klubet kanë rënë dakord tashmë për kushtet, përkatësisht një huazim me mundësi blerjeje. Djalli do të ishte nisur nga një vlerësim total prej 40 milionësh, ndërsa Manchester United në 50.
Por midis këtyre shumave mund edhe të arrihet një akord që t’i kënaqë të gjithë: 5 milionë euro për huazimin dhe pak më pak se 40 milionë euro për blerjen. Hojlund do të ishte duke rrezikuar të lihet jashtë skuadre për ndeshjen e Premier League kundër Arsenalit.
Janë këto lajmet e zbuluara nga kolegët e të përditshmes së madhe sportive ‘La Gazzetta dello Sport’.
Merkato Milan, Hojlund: ka akoma distancë. Kërkesa e lojtarit
Milani do të kishte kontaktuar me agjentët e futbollistët duke marrë edhe miratimin e Hojlund, i cili do të donte disa garanci nga ana e teknikut livirnez të Rossonerëve.
Danezi do të donte garanci mbi blerjen e ardhshme në rast të një sezon të mirë, ndoshta me një shifër shpagimi të realizueshme ose detyrim blerjeje pasi të arrihen objektivat e paracaktuara.
Plani i Tares është ta mbyllë marrëveshjen brenda javës së ardhshme, por kjo duket e vështirë për t’u arritur.
Alternativat? Rruga më e lehtë do të çonte në Lecce te Nikola Krstovic, teksa për profile si Nico Jackson, do të nevojitet të pritej që Chelsea të hapte një huazim.
E njëjta gjë vlen edhe për Dusan Vlahovic, ndërsa Atlético Madrid mund të linte Alexander Sorloth të largohej.