Që dje në mëngjes, u përhap lajmi se Rasmus Hojlund ishte një hap larg kalimit te Milani në këtë drjtare të merkatos.
Sipas zërave, Rossonerët në fakt, do të kishin arritur një akord me Manchester United dhe e vetmja gjë që mungonte ishte miratimi i sulmuesit për ofertën e pagës së klubit të rrugës Aldo Rossi.
Merkato Milan, situata e Hojlund
Shifrat? Huazim me një kosto jo të vogël, 5-6 milionë euro, me të drejtë blerjeje të fiksuar midis 40 dhe 45 milionë eurove. Një shumë që, bashkë me bonuset e rradhës, mund të arrijë deri në 50 milionë euro.
Lojtari do të fitojë një pagë neto prej 5 milionë eurosh në sezon. Kaq flasin lajmet por për Orazio Accomando, gazetar dhe një ekspert i merkatos në SportMediaset, gjërat nuk janë tamam kështu.
“Situata Hojlund: Milani, nëpërmjet ndërmjetësve, ka sonduar terrenin me Manchester Unitedin për të kuptuar kushtet dhe bërjen e operacionit”, ka shkruar Accomando në një postim në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social popullor ‘X’.
“Rossonerët kërkojnë huazim me të drejtë blerjeje. United është i hapur për formulën, por kërkon të paktën 50 milionë euro për të drejtën.
Deri më sot, nuk ka asnjë kontratë direkte midis Milanit dhe entourage të sulmuesit”. Shkurt, çështja nuk duket se është më afër arritjes së një konkluzioni, nga sa ishte dje.