Gjithnjë e më pak ditë deri në hapjes zyrtare të sesionit të merkatos verore. Dhe vera e Milanit mund të jetë shumë e nxehtë: e ardhmja e trajnerit të ardhshëm, me Fonsecën që pritet të jetë trashëgimtari i Piolit. Jo vetëm kaq, por Ibrahimoviç & co., do të duhet të vendosin se mbi cilin sulmues të madh të përqëndrohen për të ardhmen. Dhe jo vetëm kaq: përforcime do të duhet të mbërrijnë në të gjitha repartet. Ka mundësi që një goditje e fortë surprizë të vijë nga Spanja. Ja lajmet më të fundit:
Bëhet fjalë për anësori i Gironës, Viktor Tsygankov, i cili, siç raporton e përditshmja sportive prestigjoze AS, do të ishte në axhendën e klubeve më të mëdha evropiane. Ai ka një kontratë deri më 2027 me Gironën, edhe pse do të kishte një klauzolë çliruese prej 30 milionë euro. Dy klubet, kanë zbuluar kolegët spanjollë, që tashmë janë afruar dhe sonduar agjentët e Tsygankov janë Arsenali dhe Milani. Një lajm merkatoje ky që duhet marrë si i tillë: në fakt, Tsygankov është një anësor që luan kryesisht në krahun e djathtë. Roli i mbuluar mirë në skuadrën kuqezi me Pulisic, Chukwueze dhe pas rikthimit edhe nga Romero.