Tani vëmendje edhe ndaj surprizave të mundshme të merkatos Milan. Janë shumë profilet që po ndiqen nga Tare, i cili ka në dorë një listë të gjatë objektivash potencialë për të përforcuar skuadrën Rossonere: emri i fundit është zbuluar në transmetim të drejtpërdrejtë nga Mediaset
Tare po nxiton që t’i mbarojë sa më shpejt dhe në mënyrë sa më precize disa prej lëvizjeve të rëndësishme të merkatos për Milanin e ri që po merr formë. Pas Luka Modric dhe Samuele Riccit, të mbërritur njëri nga Real Madridi dhe tjetri nga Torino, DS rossoner vazhdon të shtyjë pedalin e gaizit për të përforcuar më tej mesfushën. Gjatë orëve të fundit, siç të gjithë e dimë, Tare ka bërë një blic të shpejtë në Belgjikë për Ardon Jasharin, i cili mbetet ëndrra e menaxherit shqiptar të Milanit, për këtë merkato verore për në mesfushë. Milani po rrit ndjeshëm presionin dhe lojtari po shtyn për t’u transferuar në Milano, por Bruges mbetet një kockë shumë e vështirë për t’u thyer.
Njëkohësisht, mbetet gjithmonë në këmbë pista që të çon te Granit Xhaka, tjetër objektiv i madh në listën e merkatos Milanit. Por jo vetëm kaq. Rossonerët në fakt do të ishin duke ndjekur edhe të tjerë lojtarë dhe jo vetëm për mesfushën. Pa përjashtuar edhe surpriza të mundshme dhe emra të rinj. Në këtë kuptim, ka qenë SportMediaset që gjatë orëve të fundit ka folur në transmetimet e drejtpërdrejta për një tjetër lojtar që Djalli e ka zgjedhur si objektivin e tij kryesor: ja për kë bëhet fjalë dhe të gjitha detajet rreth tij.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Emri në shënjestër
Përveç mesfushës, Milani synon të ndërhyjë për t’i përforcuar të gjitha repartet e tjera të skuadrës. Në veçanti, megjithatë, vëmendje ndaj mbrojtjes. Në fakt, do të nevojiten disa blerje në mbrojtje, si përsa i përket paketës së qendërmbrojtësve (duke pasur parasysh edhe largimin e mundshëm të Thiaw), ashtu edhe përsa i përket mbrojtësve anësorë, si në korsinë e djathtë ashtu edhe në të majtë. E duke folur për korsinë e majtë, duhet një emër i madh për të zëvendësuar një big si Theo Hernandez.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Dhe në këtë drejtim, siç raportohet drejtpërdrejt në Italia Uno nga SportMediaset, i preferuari do të ishte Sergi Cardona, spanjoll klas 1999, në pronësi të Villarreal. Pavarësisht cilësive shumë të mira dhe perspektivave të shkëlqyera, kostoja do të ishte ende shumë e ulët krahasuar me vlerën e lojtarit në fjalë duke pasur parasysh klauzolën e çlirimit prej vetëm 15 milionë eurosh: një mundësi shumë e mirë merkatoje, të cilën Tare do ta kishte nuhatur. Por lëvizjet e Rossonerëve nuk mbarojnë këtu. Milani është tërbuar: “Pas Riccit, tani po vjen edhe…”