Merkato Milan, goditje në sulm: dy lojtarë top për pararojën Rossonere! Gjithçka për Lewandowskin te Milani

Milani vazhdon të eksplorojë merkaton ndërkombëtare për sulmin e tij të së ardhmes: ja të rejat më të fundit të merkatos kuqezi të zbuluara prej nesh

Milanistat
3 Min Read

Në casa Milan është kohë gjuetie për goditjet e ardhshme në merkato. Dhe midis objektivave, siç të gjithë e dimë, është edhe një qendërsulmues i ri.

Allegri, në fakt,  aktualisht ka në dispozicion vetëm Gimenez si një puntë të parë të vërtetë por, meksikani po vonon të tregojë vlerat e tij të vërteta dhe po tregon shenja jo edhe aq inkurajuese në fushë.

Kështu pra, nuk ka dyshim se në perspektivat e klubit do të vijë me siguri një sulmues tjetër i ri dhe me peshë të madhe. Këtë verë, Tare e ka përcaktuar identikitin që Milani po kërkon: një qendërsulmues puro, një lojtar zone, një profil “alla Giroud”.

Dhe është mbi këtë rrugë që do të vazhdohet të shkelet edhe në merkaton e ardhshme, dimërore a verore qoftë ajo. Në këtë drejtim, sytë ndaj te dy emrave të rinj që i shtohen listës rossonere të dëshirave.

Dy objektiva të tjerë merkatoje për sulmin

Gjatë orëve të fundit, në orbitën Milan ka filluar të qarkullojë sugjestioni i bujshëm i përfaqësuar nga Robert Lewandowski, duke qenë se kontrata e kampionit polak me Barcelonën skadon në fund të sezonit.

Nga të gjitha informacionet që kemi arritur të mbledhim, mund të themi pa hezituar se është ende shumë herët për të folur për një mundësi konkrete. Pëlqimi i tij është padyshim i garantuar, por kostot e pagës do të ishin të konsiderueshme dhe mbetet për t’u parë se cilat janë qëllimet e vetë Lewandowskit.

Ja pse ndërkohë Milan është në ndjekje edhe të opsione të tjera alternative, të cilat në një mënyrë a në një tjetër do ja arrijnë qëllimit fillestar.

Dy në veçanti meritojnë vëmendje. Opsioni i parë të çon në Spanjë, më konkretisht në casa Atlético Madrid, ku luan qendërsulmuesi i fuqishëm norvegjez Alexander Sørloth.

Gjigandi klas ’95 po bën shumë mirë në La Liga, i ka karakteristikat fizike dhe teknike të kërkuara nga Tare dhe është mjaft i përballueshëm: do të kushtonte rreth 25-30 milionë euro.

Kosto pak a shumë të ngjashme edhe për emrin e dytë që është afruar në orbitën Rossonere gjatë orëve të fundit.

Në këtë rast, bëhet fjalë për sulmuesin gjeorgjian Georges Mikautadze, në pronësi të Villarreal.

Lojtar më pak fizik, por sidoqoftë shumë i rrezikshëm para portës dhe i zoti për të drejtuar sulmin si referencë qendrore: Milan do të ishte duke e monitoruar nga afër për të ardhmen e afërt.

Sytë pra edhe mbi këta dy emra, edhe pse lista e objektivave të merkatos së Milanit për në sulm është qartësisht e destinuar të rritet përgjatë muajve të ardhshëm.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente