Merkato Milan – Goditje e bujshme! E konfirmon Di Marzio: “E do Tare!”

Drejtori Sportiv Tare po lëviz fort dhe në disa fronte njëkohësisht përsa i përket merkatos Milan dhe vëmendje lajmeve më të fundit të bujshme mbi emrat surprizë dhe goditjeve të mundshme të mëdha

Milanistat
9 Min Read

Pistë e re

Siç thamë në fillim të artikullit, ndër situatat më të vështira në casa Milan për momentin është edhe ajo që ka të bëjë me të ardhmen e Mike Maignan, i dëshiruar fort nga Chelsea. Portieri francez, kontrata e të cilit skadon më 2026, nuk duket se ka ndonjë qëllim të rinovojë me Djallin dhe për këtë arsye mund të largohet menjëherë, pavarësisht dëshirës së Allegrit për ta mbajtur dhe për t’u mbështetur tek ai. Për këtë arsye, Milani po kërkon alternativa dhe zëvendësues të denjë. Në fletoren e kuqezinjve bëjnë pjesë emrat e italianëve Marco Carnesecchi (Atalanta) dhe Elia Caprile (Napoli), por edhe Mile Svilar (Roma) dhe Milinkovic-Savic (Torino). Megjithatë, po shqyrtohen edhe profile jashtë Italisë, si Chevalier (Lille) dhe Verbruggen (Brighton), por një sy ndaj lajmit më të fundit. Sipas referimeve të disa mediave spanjolle, në fakt, Milani do t’ia kishte vënë sytë portierit Kepës, 31-vjeçarit në largim nga Chelsea dhe që mund të çlirohet duke paguar vetëm klauzolën prej 5 milionë funtesh. Shumë më i shtrenjtë është emri i një tjetër lojtari të madh të afruar me Milanin gjatë këtyre orëve.

Share This Article
Pa Komente