Merkato Milan – Goditje e bujshme! E konfirmon Di Marzio: “E do Tare!”

Drejtori Sportiv Tare po lëviz fort dhe në disa fronte njëkohësisht përsa i përket merkatos Milan dhe vëmendje lajmeve më të fundit të bujshme mbi emrat surprizë dhe goditjeve të mundshme të mëdha

Milanistat
9 Min Read

Një tjetër lojtar i madh

Përsa i përket mesfushës, thirrja e parë e Tares mban emrin e fortë të Luka Modric. Por mbërritja e kampionit kroat, veçanërisht nën dritën e largimit të Reijnders, nuk do të ishte e mjaftueshme. Në mesfushë, do të nevojiteshin të paktën dy blerje të tjera të nivelit të lartë për Allegrin. Në veçanti, objektivat janë një regjisor dhe një mesfushor sulmues. Sa i përket regjisorit, në listë janë Ricci i Torinos, Rovella i Lazios dhe Nicolussi Caviglia i Venezias. Ndërsa mesfushori sulmues i preferuar i Allegrit do të ishte i përkëdheluri i tij Rabiot, aktualisht futbollist i Marseille, por duhet të mbahet parasysh edhe Onyedika i Bruges dhe Guendouzi, edhe ky i Lazios. Megjithatë, lajmet më të fundit, kanë të bëjnë me një tjetër mundësi të madhe të kalibrit ndërkombëtar: Granit Xhaka që largohet nga Bayer Leverkusen. Kjo u paralajmërua edhe nga redaksia e milanistat.com dhe konfirmohet nga eksperti i merkatos Matteo Moretto, sipas të cilit, Milani po kërkon një tjetër lojtar me përvojë përveç Modric, një lider karizmatik që të mund të rrisë rëndësinë e mesfushës Rossonere dhe për këtë arsye Xhaka do të kishte përfunduar në radarin e Djallit. Tani vazhdojmë me një tjetër emër të ri që po qarkullon orët e fundit.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>



Share This Article