Supershitja e Tijjani Reijnders te Manchester City dhe transferimi me zero euro i Luka Modric në oborrin e Max Allegrit, janë vetëm situatat e para që i kanë dhënë udhë merkatos verore Milan. Mirëpo, në valle, ka shumë më tepër siç konfirmohet edhe nga lajmet e fundit po qarkullojnë në ambjentin Milan gjatë orëve të fundit. Merkato është në gojën e të gjithëve, me Igli Taren që punon fort e në disa fronte njëkohësisht.
Milan, shpërthen merkato
Një nga tavolinat e hapura është ajo që ka të bëjë me të ardhmen e Mike Maignan, i cili është në pikëpyetje të fortë midis qëndrimit dhe lamtumirës nga Milani. Chelsea po ushtron shumë pressing mbi portierin Rossoner, i cili thuhet se po shtyn të transferohet në Angli. Maignan, pra, mund të jetë sakrifica e dytë e madhe e merkatos Milan pas Reijnders, në pritje edhe të Theo Hernandez. Thënë këto, ka edhe lajme të mëdha që kanë të bëjnë me merkaton Rossonere. Kështu, kemi vendosur të bëjmë një vlerësim të situatës, duke mbledhur të gjitha lajmet më të mëdha dhe më të bujshme, midis risive surprizë dhe edhe disa sugjerimeve padyshim të forta. Pa humbur kohë, le t’ia nisim me të rajat, duke i shqyrtuar ato, njëri pas tjetrit.
Emër top
Fillojmë me një emër krejtësisht të ri dhe padyshim të rëndë për prapavijën e Rossonere. Sipas zbulimit të bërë nga kolegët e të përditshmes së madhe sportive Gazzetta dello Sport, (lajm i raportua edhe nga milanistat.com në faqen facebook, gjatë ditës së djeshme) për mbrojtjen e Milanit do të ishte sugjerimi Kim Min-jae. Gjigandi koreanojugor, klas ’96, në fakt do të ishte midis lojtarëve në largim nga Bayern Munich dhe mund të përfaqësonte një mundësi joshëse merkatoje për Rossonerët, veçanërisht edhe sepse lojtari do të donte të rikthehej në Itali ku është gjendur shumë mirë. Bayern, siç thamë, do të ishte gati ta shiste, por jo ta huazonte: për të bindur klubin bavarez ta lejonte Kim Min-jae të largohej do të nevojitej një ofertë prej të paktën 30 milionë eurosh. Një sugjerim shumë interesant, por sigurisht jo i vetmi. Pra, kalojmë te lajmei tjetër.