Merkato Milan – Goditje bombë, eksperti i madh jep lajmin: “Mund t’ju them se…”

Milanistat
4 Min Read

Në casa Milan ka gjithmonë shumë përkushtim dhe dedikim në lidhje me atë që do të ndodhë në të ardhshme, pavarësisht faktit se në disa raste edhe mund të gasbohet. Por kjo pak rëndësi ka. Tani, në lojë është zgjedhja e Drejtorit Sportiv të ardhshëm të Rossonerëve, por edhe ajo e trajnerit të ri dhe e strategjive për merkaton e rradhës së skuadrës milaniste. Eksperti i madh dhe gazetari i njohur i besimit kuqezi, Carlo Pellegatti, ka bërë një vlerësim të situatës së disa prej temave më të nxehta, duke prekur disa pika shumë interesante në kanalin e tij YouTube. E para që ka të bëjë me DS dhe më pas, një sy mbi disa zbulime merkato. Por le të shkojmë me radhë.

Nga DS në merkato: lajmet e fundit të Pellegattit

Ja çfarë raporton kolegu Pellegatti për situatën në lidhje me Drejtorin Sportiv: “Cardinale ishte rikthyer për Fabio Paratici-n sepse e kishte kuptuar se nuk kishte emra të tjerë në dorë. Në këtë moment rastet janë tre. Ose një surprizë totale, edhe pse nuk mendoj se do të shkojnë dhe do të marrin një drejtor sportiv të zakonshëm. Pastaj është pista e Igli Tare, i cili është një drejtor sportiv i denjë e që do të vinte te Milani me entuziazëm, pavarësisht se është i mërzitur nga trajtimi i Furlanit. Së fundmi, mundësia që drejtuesit e klubit të mbeten ashtu siç janë, gjë ide duket se po fiton terren. Mirëpo, rezultatet kanë qenë të pamjaftueshme. Sidoqoftë, më mirë që të ecin përpara sesa të marrin një drejtor sportiv të nënshtruar ndaj tyre. Është një skenar shqetësues, por të paktën në këtë rast do të jetë e qartë se kush i ka fajet. Është më mirë që Giorgio Furlani të ecë përpara dhe të marrë përgjegjësitë e tij”. Por kjo nuk është e gjitha. Siç i paraprimë pak më lart, Pellegatti ka zbuloi edhe disa lajme të mëdha merkatoje në lidhje me një goditje të bujshme të mundshme nga Milani: ja për kë bëhet fjalë.

Konfirmime të rëndësishme

Midis shumë emrave që po qarkullojnë në orbitën Rossonere këto ditë, orët e fundit ju kemi folur në detaje edhe për super talentin argjentinas klas 2007, Franco Mastatuono, një xhevahir fenomenal në pronësi të River Plate. Carlo Pellegatti foli edhe për këtë djalosh, i cili ka një klauzolë çliruese prej 45 milionë eurosh dhe një kontratë në skadencë në dhjetor 2026, duke hyri në më shumë detaje me disa lajme të rëndësishme.

Ja çfarë thotë eksperti i madh për këtë: “Mastantuono është një lojtar i River Plate dhe mund t’ju them se Geoffrey Moncada e pëlqen shumë. Mendoj se është pak jashtë buxhetit të Rossonerëve. Milanit i pëlqen, por mendoj se është i vështirë për t’u blerë. Kostot nuk janë të larta, por 15/20 milionë euro konsiderohen shumë për një djalosh 17-vjeçar. Sidoqoftë, Franco Mastantuono është në shënjestër të Milanit “. Konfirmime të rëndësishme, pra, për një nga xhevahiret më të rëndësishme dhe të çmuara të futbollit amerikanojugor por edhe botëror. Por risitë në lidhje me Rossonerët, nuk mbarojnë këtu, përkundrazi.

Share This Article
Pa Komente