MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Merkato Milan | Goditja shumë afër! Vetëm më parë njoftimi: “Tare do që ta mbyllë me…!”
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Merkato Milan

Merkato Milan | Goditja shumë afër! Vetëm më parë njoftimi: “Tare do që ta mbyllë me…!”

By
Milanistat
13.06.2025
8 Min Read
Share
SHARE

Milani kërkon të përshpejtojë mbi disa nga pistat e nxehta të merkatos. Midis zërave të shitjeve të mundshme dhe objektivave të mëdhenj, të vjetër e të rinj të merkatos, një mori lajmesh shumë të rëndësishme vazhdojnë të qarkullojnë në casa Milan ku po punohet shumë në merkaton e largimeve (një sy nga Musah dhe Theo Hernandez), por që tani ds Tare po kërkon të përshpejtojë edhe në blerjen e disa objektiva të rëndësishëm: ja të rejat më të fundit

Shumë, në të vërtetë më shumë se kaq lëvizje dhe diskutime të zjarrta në casa Milan. Në fakt klubi po punon në disa tavolina njëkohësisht, midis merkatos në largim dhe objektivave në hyrje. Në frontin e transferimeve, në ambjentet Milan, gjatë këtyre orëve tema kryesore të bisedave janë situatat që kanë të bëjnë me Musah dhe Theo Hernandez. I pari shumë afër Napolit dhe, edhe pse ka pasur disa vonesa midis palëve, marrëveshja duhet të konkretizohet patjetër me sukses. Sa i përket Theo Hernandez, negociatat me Atletico Madrid padyshim që kanë dështuar dhe tani do të kërkohet një zgjidhje tjetër. Megjithatë, pavarësisht këtyre temave, që siç thamë janë në gojën e të gjithëve, Igli Tare dhe njerëzit e tjerë të merkatos Milan janë duke lëvizur vërtetë shumë.

Milan, merkato e re, blerje të reja

Zërat janë të shumtë dhe lajmet ndjekin vazhdimisht njëra-tjetrën, me risi dhe të reja që praktikisht dalin nga ora në orë. Si zakonisht, pra, arritur në këtë moment, ne bëjmë një vlerësim të situatës, ku shqyrtojmë të gjitha lajmet e fundit më të mëdha dhe më të rëndësishme të merkatos në lidhje me Milanin tonë të dashur. Pa humbur më kohë, le t’ia nisim menjëherë.

Sugjerim i rëndësishëm

Fillojmë me sulmin e Milanit, duke pasur parasysh se midis kërkesave më të rëndësishme të Allegrit është edhe një qendërsulmues i ri i nivelit të lartë për të luajtur përkrah Santi Gimenez. Siç jua kemi thënë gjerësisht, dimë që i preferuari i Max do të ishte Dusan Vlahovic, emri i parë në listën e trajnerit Rossoner për repartin e sulmit. Mirëpo serbi, i arritshëm për sa i përket kostos së kartonit (30/35 milionë), ka një pagë shumë të lartë: pa një zvogëlim, marrëveshja do të mbetet shumë e komplikuar. Mateo Retegui është gjithashtu shumë i pëlqyer në casa Milan, por Atalanta godet shumë lart: do të nevojiteshin rreth 55/60 milionë. Ndërkohë që nuk kemi reagime mbi çmendurinë e merkatos Osimhen, e cila ka qarkulluar, veçanërisht gjatë orëve të fundit në orbitën Milan: pistë, të paktën sipas asaj që na rezulton, absolutisht jashtë merkatos Rossonere. Ndërsa për Lorenzo Lucca, ka prej kohësh interes, por aktualisht konsiderohet si një zgjedhje e dytë. Risia përfaqësohet nga Darwin Nunez, i cili do t’i ishte ofruar Djallit përmes ndërmjetësve. Sulmuesi uruguaian në largim nga Liverpooli përfaqëson një sugjerim intrigues. Një situatë për t’u monitoruar. Tani vazhdojmë me të tjera lajme.

Njëri ikën, tjetri vjen

Dyer të rrëshqitshme edhe në mesfushë, ku Milani mund të kryejë një revolucion të vërtetë total. Me lamtumirën e Reijnders dhe me një Modric shtesë, Rossonerët janë gati të ndryshojnë përsëri lëkurë. Siç kemi thënë, midis largimeve është edhe Yunus Musah, i joshur nga Napoli nga admiruesi i tij Antonio Conte. Milani e ka refuzuar ofertën fillestare të klubit azzurr, gjë që i ka ngadalësuar negociatat këto orët e fundit. Megjithatë, përshtypja është se të gjitha palët e përfshira duan ta mbyllin marrëveshjen pozitivisht, marrëveshje që sidoqoftë mbetet e nxehtë dhe afër tymit të bardhë. Dhe në rast të largimit të Musah, Allegri tashmë ka kërkuar një emër me të cilin do ta zëvendësonte menjëherë: atë të Simon Sohm, i Parmës. Siç konfirmohet edhe nga kolegët e portalit calciomercato, zvicerani pëlqehet shumë nga trajneri Rossoner, i cili disa herë gjatë sezonit të kaluar e ka ndjekur nga afër. Një profil tjetër ky për t’u marrë seriozisht në konsideratë për mesfushën e Milanit. Megjithatë, thënë këtë, vëmendje mbi një emër tjetër të madh të zbuluar orët e fundit nga eksperti i mirënjohur i merkatos Gianluca Di Marzio, drejtpërdrejt në Sky.

Tjetër objektiv

Siç e thamë pak më lart, shumë largime dhe shumë ardhje do të kishte në mesfushën Rossonere. Shitjet hapin boshllëqe të rëndësishme, me Djallin që është gati të finalizojë të paktën 3 blerje shumë të rëndësishme në mesfushë. Pra, sytë hapur për surpriza të mundshme dhe për emra të rinj. Në këtë drejtim, ja çfarë ka zbuluar drejtpërdrejt në Sky Sport eksperti Di Marzio: “Sytë mbi një objektiv të ri të Milanin për mesfushën: Javi Guerra, klas 2003, në pronësi të Valencia. Spanjolli është ndër më të mirët e Evropës në rolin e tij, është një mesfushor me thellësi të madhe dhe teknikë të shkëlqyer dhe është objektivi i fundit i madh mbi të cilin Milani po punon për mesfushën e tij, veçanërisht pas vështirësive të regjistruara për Rabiot, i cili nuk do të largohet nga Marseja nëse nuk ka surpriza sensacionale”. Jo Rabiot? Atëherë, sytë hapur mbi Guerra si një objektiv alternativ. Dhe jo vetëm kaq. Tani vazhdojmë në një marrëveshje që është shumë afër dhe që Tare do të donte ta mbyllte që gjatë orëve të ardhshme.

Goditje e nxehtë

Farët rossonerë janë përqendruar fort mbi Ardon Jasharin, tjetër mesfushor me nivel që ka përfunduar në shënjestër të Milani. Zvicerano-shqiptari i Bruges është një profil që kombinon cilësinë dhe sasinë, me përvojë të mirë ndërkombëtare pavarësisht se është vetëm 22 vjeç. Mëngjërashin, Igli Tare e ndjek prej kohësh dhe e njeh shumë mirë. Për këtë, ka nisur një sulm konkret dhe të rëndësishëm, duke paraqitur një ofertë prej rreth 30 milionë eurosh. Bruges kërkon 35 milionë euro për të arritur një marrëveshje dhe orët e ardhshme do të jenë vendimtare në përpjekjen për të mbyllur goditjen, me Milanin që po shtyn fort. Tare e dëshiron Jasharin, i cili së shpejti mund të bëhet një nga mesfushorët e rinj të Rossonerëve për sezonin e ardhshëm. Por nuk është ende e gjitha përsa i përket merkatos Rossonere, përkundrazi.

Sky njofton goditjen e madhe: “Milani do ta mbyllë menjëherë!”
Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë
AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Liberali refuzon rinovimim me Milan shkon në Catanzaro
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Sky njofton goditjen e madhe: “Milani do ta mbyllë menjëherë!”

Editorial

Elliott dhe Red Bird, dy pronësitë “koprace” që kanë shpenzuar më shumë në historinë e Milanit

Milan News

Leeds-Milan/ Gimenez, është rradha jote: e para për Ardon dhe Luka

Më të lexuarat e ditës

Editorial

Elliott dhe Red Bird, dy pronësitë “koprace” që kanë shpenzuar më shumë në historinë e Milanit

Milanistat
Milanistat
09.08.2025
Sky njofton goditjen e madhe: “Milani do ta mbyllë menjëherë!”
Leeds-Milan/ Gimenez, është rradha jote: e para për Ardon dhe Luka
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?