Merkato Milan, goditja që nuk pritej: hyn në radarët e Djallit surpriza braziliane që mund ta ndryshojë vërtetë dimrin Rossoner

Nga zërat e merkatos te kalkulimet e ftohta financiare: Milani i Allegrit kërkon një “nëntë” gati, por pa çmenduri ekonomike. Dhe në sfond shfaqet emri i bujshëm nga arsenali, një mundësi e rrallë, i cili e gjen veten mes rikthimit nga dëmtimi dhe nevojës për rilindje...

Milanistat
4 Min Read

Merkatoja e janarit po afrohet dhe, siç ndodh shpesh, është Ivan Zazzaroni ai që ndez reflektorët mbi skenarët më intrigues.

Zazzaroni hedh bombën: Milan në kërkim të sulmuesit të duhur

Drejtori i të përditshmes sportive Corriere dello Sport ka bërë një panoramë të qartë, ku sipas tij: Milani po kërkon një sulmues të ri për t’ia besuar Massimiliano Allegrit, por pa humbur ekuilibrin financiar.

Në listë gjenden emra të njohur: Joshua Zirkzee, pistë e komplikuar dhe e nxehtë sidomos për konkurrencën me Romën; Lorenzo Lucca, i propozuar sërish dhe i gatshëm të largohet nga Napoli; si edhe Niclas Füllkrug, në largim nga West Ham. Por asnjë prej këtyre opsioneve nuk bind plotësisht për raportin kosto–përfitim.

Elliott frenon, RedBird vëzhgon: merkato me kalkulator në dorë

Gjithnjë sipas drejtorit korrieris, janë Elliott dhe RedBird nuk kanë ndërmend të rrezikojnë miliona të tjerë deri më 30 qershor. Një strategji e kujdesshme, ku pesha kryesore bie mbi fondin Elliott, ndërsa RedBird shfaqet më pak aktiv në operativitetin e përditshëm.

Skenari mund të ndryshojë vetëm në rast se nga largimet e Santiago Gimenez dhe Ruben Loftus-Cheek do të gjeneroheshin të ardhura të rëndësishme. Vetëm atëherë Igli Tare do të kishte hapësirë për të tentuar një “nëntë” të nivelit të lartë, pa prishur ekuilibrat e bilancit.

Rikthim pas një viti ferri: pse Gabriel Jesus është një ide konkrete

Dhe shfaqet emri që askush nuk e priste: Gabriel Jesus. Sulmuesi brazilian i Arsenalit, klas 1997, I cili sapo është rikthyer pas një dëmtimi të gjatë. Një emër me CV të rëndë, ish-yll i Manchester City-t dhe kampion i shumëfishtë në Premier League.

Mikel Arteta e vlerëson shumë, por Arsenali është i mbipopulluar në repartin ofensiv. Në këtë kontekst, hapet një dritare që Milani mund ta shfrytëzojë.

Operacion i mençur: kosto e ulët, potencial i lartë

Nga pikëpamja ekonomike, pista është intriguese: paga e Gabriel Jesus për gjashtë muaj do t’i kushtonte Milanit rreth 3 milionë euro. Me kontratën që i skadon më 30 qershor 2027, një formulë huazimi me të drejtë blerjeje në kushte të favorshme duket mëse e realizueshme.

Një operacion tipik “alla italian”: rrezik i kontrolluar, investim i matur dhe mundësi për të rilançuar një lojtar që ka ende shumë për të dhënë.

Allegri dhe tundimi brazilian: një bast që mund të paguajë

Nëse Milani do të vendosë të ecë në këtë drejtim, Gabriel Jesus do të ishte një bast teknik dhe psikologjik, një sulmues që kërkon rilindje dhe një trajner si Allegri që di si të menaxhojë profile të mëdha në momente delikate.

Për momentin është vetëm një ide, një zë merkatoje. Por në janar, shpesh, janë pikërisht këto ide që kthehen në goditje të vërteta. Dhe Gabriel Jesus, sot surprizë, nesër mund të bëhet arma e re e Milanit.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente