MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Merkato Milan – Goditja e madhe, e bujshme nga Di Marzio: “Ju them se…”
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Merkato Milan

Merkato Milan – Goditja e madhe, e bujshme nga Di Marzio: “Ju them se…”

By
Milanistat
05.01.2025
8 Min Read
Share
SHARE

Ndërsa jemi në pritje të derbit në finalen e Superkupës, Milani po lëviz fort në frontin e merkatos: por çfarë po ndodh sot në casa Milan?

Teksa Conceicao dhe djemtë e tij po përgatiten për finalen e Superkupës së Italisë në derbin kundër Interit, drejtuesit e Milanit po punojnë fort në merkato në disa fronte njëkohësisht. Siç jua kemi zbuluar para disa kohësh, kjo dritare riparimesh në këtë janar do të jetë veçanërisht e ngarkuar për kuqezinjtë dhe që mund të sjellë edhe disa surpriza të mëdha. Pastaj, edhe ndryshimi në pankinë ka kontribuar edhe më shumë në përzierjen e kartave në tavolinë, duke e bërë këtë merkato dimërore veçanërisht të nxehtë për Milanin.

Konfirmimi i gjithë kësaj vjen edhe nga lajmet më të fundit që po qarkullojnë në ambientin kuqezi gjatë këtyre orëve, përfshirë emra krejtësisht të rinj dhe sugjerime vërtet të bujshme. Pa humbur më kohë, le t’i shikojmë së bashku lajmet më të mëdha dhe më të rëndësishme të merkatos të orëve të fundi, sigurisht me të reja të shumta për t’u lexuar dhe për të lëvizur shpejt njëri pas tjetrit. Le t’ia nisim menjëherë me lajmin e parë që ka të bëjë me një emër surprizë dhe krejtësisht të ri, i cili do të kishte përfunduar në shënjestër të Milanit.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

20 milionë

Ia nisim menjëherë nga një lajm shumë interesant që po merr dhenë direkt nga Brazili, ku portali i njohur ge.globo.com afron me Milanin një emër krejtësisht të ri dhe shumë të talentuar. Bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë verdhejeshil, Wesley França, klas 2003, në pronësi të Flamengos. Në të kaluarën e afërt djaloshi ka qenë shumë pranë Atalantës, e cila ishte gati ta merrte për 20 milionë euro. Por nga Brazili sigurojnë që tani janë kuqezinjtë gati për të paraqitur të njëjtën ofertë për Flamengon. Mirëpo, ndërkaq, klubi brazilian do të kishte ngritur kërkesat e tij financiare nga 20 në rreth 30 milionë. Kjo për shkak se edhe disa klube angleze si Aston Villa, dhe Everton, i kanë hedhur sytë kah França. Është fakt që Milani po kërkon një alternativë me vlerë në rolin e mbrojtësit të djathtë, ku Emerson Royal nuk bind dhe Calabria është në largim. Mbetet për t’u kuptuar nëse lëvizja do të bëhet në janar (e vështirë) apo verën e ardhshme. Vazhdojmë më tej dhe flasim për një tjetër emër, krejt të ri, të zbuluar këtë herë nga Sky Sport.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Pista surprizë

Jo vetëm krahu i djathtë. Edhe për korsinë e majtë, Milani, po kërkon profilin e duhur për t’u mbështetur si zëvendës i Theo Hernandez. Ka qenë drejtpërsëdrejti në Sky, kur eksperti i njohur i merkatos Manuele Baiocchini, zbuloi se cili do të ishte objektivi i ri i kuqezinjve për këtë rol: “Mund të japim këtë emër që nuk ka dalë kurrë më parë: bëhet fjalë për Almugera Kabar. Është 18-vjeç, i cili tashmë është pjesë e skuadrës së parë të Borussia Dortmundit. Tashmë e ka bërë debutimin dhe ka luajtur tre ndeshje me Borussian, pavarësisht moshës shumë të re. Ai konsiderohet nga Milani si një lojtar tashmë gati për të bërë zëvendësin e Theos, nuk e di që nga janari apo vera e ardhshme, kur kushtet për blerjen e tij mund të jenë edhe më të favorshme. Pra mund të themi se ky është një djalosh që Milani po e ndjek me shumë vëmendje.” Tani, nga mbrojtja, kalojmë në mesfushë, ku do ju flasim për një emër vërtet të madh.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Klauzola përbindëshe

Dimë që Milani është gjithmonë në kërkim të mesfushorëve cilësorë dhe të zotë për lojën me top, si për janarin ashtu edhe për sezonin e ardhshëm. Kështu, një goditje shumë e rëndësishme mund të vijë për mesfushën. Janë shumë emra të rreshtuar në fletoren e drejtuesve kuqezi. Dhe mes tyre do të ishte edhe ai i Richard Rios, kolumbiani klas 2000 i Palmeirasit. Emri i tij nuk është i ri në orbitën Milan, por që kohët e fundit kishte humbur pak nga sytë, mbi të gjitha për shkak të vlerësimit ekonomik të çmimit të kartonit tij. Por tani nga Kolumbia rilançojnë interesin e Djallit për Rios, i cili ka një klauzolë monstruoze çliruese prej plot 100 milionë euro në kontratën e tij. Në veçanti, AS Kolumbia thekson se Milani po vazhdon të monitorojë situatën në lidhje me mesfushorin në funksion të seancave të ardhshme të merkatos. Një tjetër emër ky, pra, për t’u mbajtur gjithmonë në konsideratë për mesfushën kuqezi. Por tani le të kalojmë tek lajmi i bujshëm i zbuluar nga Gianluca Di Marzio, i cili ka folur për një goditje të mundshëm të bujshme nga Milanin.

Emër top

Gjatë këtyre orëve, në ambientin Milan është përhapur si flakë lajmi i bujshëm në lidhje me ardhjen e mundshme të Marcus Rashford, një xhevahir i klasit botëror në largim nga Manchester United. Për këtë ka folur edhe eksperti i merkatos, Gianluca Di Marzio, i cili ka bërë një përmbledhje të situatës në faqen e tij zyrtare, duke konfirmuar se: “Milani synon Marcus Rashford. Sulmuesi anglez, i cili ka përfunduar në fund të hierarkisë së organikës dhe është në krejt tjetër gjë, veçse jo në marrëdhënie të mira me Ruben Amorim, mund të largohet nga Manchester United. Klubi kuqezi është shumë vigjilent mbi këtë çështje, por kushtet për transferim duket se janë dy: që Red Devils të marrin pjesë në mënyrë të rëndësishme në pagesën e lojtarit dhe që transferimi të bëhet në huazim. Edhe klube të tjera kanë lëvizur për të, por fakti që Milani është i interesuar është një shenjë se skuadra e Conceicao është në kërkim të një sulmuesi të rëndësishëm. Zëra të tjera thonë se ka qenë United që ia ka ofruar Rasford, Milanit. Për shembull, Relevo nënvizon se si klubi anglez do të ishte i gatshëm ta huazonte lojtarin me të drejtën e blerjes dhe edhe të marrë pjesë në një pjesë të pagesës. Situatë për t’u monitoruar me shumë kujdes. Por kjo nuk është ende e gjitha, përkundrazi. Lajme të bujshme po vijnë nga casa Milan.

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Liberali refuzon rinovimim me Milan shkon në Catanzaro
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
Vlahovic, Hojlund dhe Kolo Muani: Milan-Juventus, tre sulmues për dy
TAGGED:Almugera KabarAS KolumbiaAston VillaAtalantaBorussia DortmundBrazilCalabriacasa MilanConceicaoEmerson RoyalEvertonFlamengoge.globo.comGianluca Di MarzioInterKolumbiaManchester UnitedManuele BaiocchiniMarcus RashfordMerkato Milanorbita MilanPalmeirasRed DevilsRelevoRichard RiosRuben AmorimSky SportSuperkupa e ItalisëTheo HernandezWesley França
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Milan News

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Merkato Milan

E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur

Më të lexuarat e ditës

Editorial

Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?