Merkato Milan, goditja e heshtur. Po gatuhet blerja “super surprizë” për kuqezinjtë e Allegrit!

Klubi kuqezi po lëviz në qetësi, jo një emër i madh që prishej prej vitesh, por për një talent të ri që mund të revolucionarizojë mbrojtjen dhe të tundojë tifozët Rossonerë

Milanistat
3 Min Read

Drejtori sportiv i Milanit, Tare, do të ishte duke menduar seriozisht për një “goditje surprizë” në merkato, një emër që deri tani nuk ka qenë në qendër të zërave.

Nuk bëhet fjalë as për ndonjë rikthim nostalgjie, as për ndjekje të gjurmëve të merkatos së kaluar, por për një angazhim konkret për të forcuar skuadrën në mënyrë pragmataike dhe inteligjente, sipas zërave që po qarkullojnë.

Nevoja urgjente: krahët e mbrojtjes në qendër të projektit

Raportohet se Milani e ka identifikuar tashmë dyshen e flamurit në krahë si një problem të madh: pas largimeve si Walker dhe Theo Hernandez, skuadrës i mungojnë realisht dy lojtarë potentë, që të mund të luajnë pa dhënë dhimbje koke pozicionet e mbrojtjes anësore.

Kështu Tare do të kishte vendosur që të ndërhyjë menjëherë. Në qendër të vëmendjes së drejtuesit kuqezi është Marco Palestra, talenti I ri italian I Atalantës, i cili është një prej alternativave surprizë që mund të plotësojë boshllëkun me forcë dhe potencial.

25 milionë euro për një perspektivë të ardhshme?

Sipas raportimit, Atalanta kërkon 25 milionë euro për të shitur Palestrën – një shifër e konsiderueshme, por jo e papërballueshme për Milanin nëse beson se po investon në të ardhmen.

Ky lloj operacioni nuk është vetëm një blerje “sipas nevojës”, por një strategji afatgjatë për t’i dhënë Allegrit lojtarë të rinj, energjikë dhe me vizion për mbrojtjen.

Presion për Taren: po nxehen kohët

Tani Tare nuk mund t’i faturojë tjetërkund dështimet. Pritshmëritë janë të larta, dhe kohët e gabimeve nga drejtuesi i merkatos janë mjaft të limituara.

Allegri, nga ana e tij, pret përforcime jo thjesht si fytyra të reja, por lojtarë që të mund të ndikojnë menjëherë dhe kjo lëvizje “surprizë” mund të jetë pika kthese.

Ndaj, nëse ky transferim do të realizohej, Milani nuk do të bënte thjesht një blerje por një investim.

Nga ana tjetër, të gjitha lëvizjet e drejtorit Tare po tregojn se nuk operon aspak i ndikuar nga nostalgjitë e ambientit, por me ambicje reale.

Allegri prêt të marrë një lojtar me potencial të madh. Dhe tifozët kuqezinj mund të kenë një arsye të re për të besuar se Milani po ndërton për të ardhmen, jo për të rishkruar të kaluarën.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>



Share This Article