Pas një merkatoje verore veçanërisht gjallë, Milan po monitoron tani përgjigjet nga fusha, të cilat do të tregojnë suksesin apo jo të netëve të tëra pa gjumë të njerëzve të merkatos Rossonere.
Kështu pra, pikërisht nga fusha priten impaktet më të rëndësishme për të kuptuar se ku nevojitet të ndërhyhet përsëri për të vazhduar përmirësimin dhe rritjen e skuadrës në dispozicion të Allegrit.
Në këtë kuptim, përgjigjet e para kanë mbërritur tashmë.
Në synimet e klubi, në fakt, është ideja për të ndërhyrë, për shembull, në mbrojtje. Një qendërmbrojtës më shumë sigurisht që mund t’i shërbejë shumë teknikut livornez, por edhe në krahë është ndjesia se diçka mungon.
Ashtu si në sulm. Dhe pikërisht në këtë drejtim, tani një sy asaj që mund të ndodhë pikërisht në repartin ofensiv Rossonerë, në merkaton e ardhshme dimërore.
Milan, dy objektiva merkatoje për sulmin
Përpara, pra, në sulm, është ndjesia se mungon një sulmues referues përkrah Gimenez. Por, me këtë 3-5-2 të plazmuar prej Allegrit, mund të mungojë edhe një puntë e dytë, duke pasur parasysh se, përshëmbull, një si Chukwueze, do të ketë vështirësi në gjetjen e hapësirës.
Kjo është edhe arsyeja se pse Tare do të ishte duke menduar për dy emra që mund të mbushin këto vende bosh.
Emri i parë që po qarkullon me insistim gjatë këtyre orëve në orbitën Milan është ai i xhevahirit brazilian Rayan, i Vasco da Gama.
Një talent puro 19-vjeçar që e ka magjepsur Taren dhe njerëzit e merkatos Milan, të cilët që në verë ia patën vënë sytë. Kontrata e Rayan me klubin brazilian skadon në dhjetor 2026 dhe mund të largohet për një çmim të volitshëm që në janarin e ardhshëm.
Flitet për rreth 14 milionë euro. Talenti verdhejeshil mund të përfaqësojë pra puntën e dytë që mund të luajë si zëvendës-Pulisic.
Ndërkohë që përsa i përket një punte të parë, janë disa emrat që kanë përfunduar në fletoren e Djallit.
Midis tyre, ndër më intriguesit është padyshim ai i Joshua Zirkzee, një dëshirë e vjetër e Milanit.
Holandezi nuk po gjen vend te Manchester United dhe mund të largohet që në janar, ndoshta në formë huazimi me të drejtë blerjeje.
Zirkzee pëlqehet ende shumë nga Milan dhe mund të përfaqësonte vërtetë një mundësi merkatoje joshëse me një çmim të arsyeshëm, por me potencial të rendësishëm.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
