MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Merkato Milan – Gjithçka e konfirmuar: “Gati oferta për…” | Më të fundit
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Merkato Milan

Merkato Milan – Gjithçka e konfirmuar: “Gati oferta për…” | Më të fundit

By
Milanistat
09.02.2025
6 Min Read
Share
SHARE

Merkato në casa Milan nuk del kurrë nga moda, përkundrazi, në fakt është gjithmonë një argument ekstrem aktualiteti. Pavarësisht se merkato dimërore sapo është mbyllur, klubi kuqezi që tani po planifikon dhe punon për të ardhmen e afërt, me një sy për në verën e ardhshme në prag. Dhe – po jua themi shumë-shumë përpara – edhe gjatë merkatos së rradhës verore priten lëvizje të mëdha, si në hyrje ashtu edhe në dalje, për Milanin. Këtë e konfirmojnë edhe lajmet e fundit të merkatos që po qarkullojnë gjatë këtyre orëve në ambientin kuqezi. Ia nisim menjëherë me të lajmin që flet për një talent të madh në shënjestër të kuqezinjve.

Fenerët ndezur

Ndër planet e merkatos Milan për sezonin e ardhshëm do të jetë edhe ajo e sistemimit të korsisë së djathtë të mbrojtjes njëherë e përgjithmonë. Në dritaren dimërore të merkatos, iu dha lamtumira Davide Calabrias dhe mbërriti Kyle Walker, i cili në maj do të mbushë 35 vjeç. Objektivi, pra, do të jetë ai i shitjes së Emerson Royal – një tjetër zhgënjim i merkatos së verës së kaluar – dhe mbulimi i krahëve të anglezit ish Manchester City me një blerje të re cilësore dhe premtuese. Në këtë drejtim, Milani është shumë i interesuar për xhevahirin e Empolit, Saba Goglichidze, 20-vjeçarit gjeorgjian për të cilin kuqezinjtë kanë pasur kontakte që në janar. Lojtari klas 2004 ka edhe një kërkesë tjetër të rëndësishme nga Galatasaray, por Milani e ka monitoruar për disa kohë dhe shpreson t’ia arrijë të mbështetet tek ai për sezonin e ardhshëm për ta ndihmuar të rritet pas krahëve të Walker. Vazhdojmë me të reja të tjera.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Alarm i kuq

Një tjetër temë e nxehtë në casa Milan është ajo që lidhet me disa rinovime të rëndësishme kontraktuale. Dhe më e mprehta është padyshim ajo e Theo Hernandez, i cili po përjeton një sezon të diskutueshëm me ulje-ngritje të vazhdueshme. Kontrata e tij skadon më 2026, kontaktet vazhdojnë prej kohësh por ende nuk është arritur në asnjë përfundim, madje as në një marrëveshjeje paraprake mes palëve. Kërkesat financiare të mbrojtësit francez janë shumë të larta, ndaj, për këtë arsye, rinovimi i tij nuk duhet marrë si i mirëqenë. Përkundrazi! Nëse mbërrin një ofertë bindëse dhe adekuate, Milani do ta konsideronte seriozisht shitjen e Theo Hernandez me një vit të mbetur nga kontrata e francezit. Askush nuk është i pashitshëm, kjo është e qartë. Dhe në këtë kuptim, vëmendje tërheqin lajmet e zbuluara nga TEAMTalk, sipas të cilave Manchester City dhe Real Madrid janë gati të hidhen përpara për Theon këtë verë, me oferta konkrete dhe të rëndësishme. Kështu pra, kemi të bëjmë me një front për t’u monitoruar me kujdes. Thënë kjo, tani kalojmë në lajmet mbi atë se kush mund të largohet dhe kush mund të rikthehet te kuqezinjtë.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Rikthim i mundshëm

Sytë drejt situatës në lidhje me të ardhmen e Alexis Saelemaekers, i cili po bën shumë mirë te Roma. Aq sa verdhekuqtë do të donin absolutisht ta blinin përfundimisht kartonin e tij dhe ta mbanin në kryeqytet, por për t’ia arritur do të duhet të bindin Milanin. Dhe kësaj rradhe nuk do të mjaftojë ofrimi i Tammy Abraham si këmbim, që do të luhet për të ardhmen e tij te kuqezinjtë në këtë pjesë të fundit të sezonit. Por, pavarësisht fatit të sulmuesit anglez, Djalli mund të vendosë edhe për ta rikthyer në bazë sulmuesin belg. Baza e këtij vlerësimi do të ishte vullneti i Sergio Conceicao, i cili do ta rikthente në Milano me shumë dëshirë për ta pasur në dispozicion sezonin e ardhshëm. Një situatë tjetër për t’u monitoruar pra. Ndërkohë, tani, vëmendje një oferte që Milani thuhet se e ka gati për merkaton e radhës.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Gati oferta

Ka ardhur konfirmimi për atë që kishim parashikuar më parë: Milani ka ndërmend absolutisht të mbajë Joao Felix në Milano edhe për vitet e ardhshme. Mirëpo, për ta bërë, do të nevojitet rikthimi në negociata me Chelsea gjatë javëve të ardhshme duke qenë se marrëveshja aktuale e huazimit skadon në qershor dhe nuk parashikohet të drejtën e blerjes. Por, Djalli po i kushton vëmendje portugezit, që e ka bindur të zbarkojë në Milano pikërisht duke i ofruar mundësinë e një qëndrimi afatgjatë. Në këtë drejtim, klubi kuqezi tashmë ka menduar dhe përgatitur edhe ofertën e parë për Chelsea. Po flasim për një huazim prej rreth 8/10 milionë euro me të drejtë blerjeje prej 30/35 milionësh verën e 2026-ës. Do të ketë negociata, por Milani kërkon ta blindojë Joao Felixin për t’u përqëndruar tek ai edhe gjatë sezoneve të ardhshme. Por, përsa i përket merkatos, vëmendje për lajme të tjera të bujshme.

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Liberali refuzon rinovimim me Milan shkon në Catanzaro
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
Vlahovic, Hojlund dhe Kolo Muani: Milan-Juventus, tre sulmues për dy
TAGGED:Alexis Saelemaekerscasa MilanChelseaDavide CalabriaEmerson RoyalEmpoliGalatasarayJoao FelixKyle WalkerManchester CityMerkato MilanMilanoReal MadridiRomaSaba GoglichidzeSergio ConceicaoTammy AbrahamTeamTalkTheo Hernandez
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Milan News

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Merkato Milan

E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur

Më të lexuarat e ditës

Editorial

Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?