“Si tifoz mund t’ju them se për Maignan dhe Theo nuk duhet të shqetësoheni”. Janë këto fjalët që CEO i Milanit, Giorgio Furlani i kishte rrëfyer një gazetari të pranishëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu, sipas zërave më të fundit, CEO i kuqezinjve ka punuar gjatë këtyre javëve do të kishte punuar në frontin e rinovimit të Theo Hernandez, duke arritur në formulimin e një oferte reale.
Sipas asaj që raportohet nga Calciomercato.com, në fakt, Furlani do t’i paraqesë së shpejti një propozim prej 6 milionë eurosh plus 500 mijë të tjera bonuse për ta bindur anësorin francez që të nënshkruajë rinovimin e kontratës në skadencë më 2026. Kujtojmë se kërkesa e ish Real Madridit është rreth 8 milionë euro. Distanca, pra, është ngushtuar dhe po filtron optimizëm i kujdesshëm për tymin e bardhë.
Real Madridi, pasi ka përcaktuar detajet për rinovimin e kontratës së Ferland Mendy, duket se është tërhequr nga gara për Theo Hernandez (5 gola dhe 4 asiste në sezonin e fundit të Serie A). Mbetet, kështu, vetëm interesi i Bayern Munich, por vështirë se do t’i afrohen 100 milionë eurove të kërkuara nga kuqezinjtë për shitjen e francezit. Për rinovimin, pra, filtron optimizëm i kujdesshëm.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>