Milani po planifikon një të ardhme të madhe dhe për këtë arsye po përgatit disa goditje të mëdha në merkato: ja objektivat e kuqezinjve
Gimenez është praktikisht punë e kryer, por nuk mjafton. Milani ëndërron në të madhe për të ardhmen, duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Sepse vullneti i të gjithëve është që t’i fshijmë hezitimet dhe ulje-ngritjet e vazhdueshme të këtij viti për të synuar fuqishëm përsosmërinë, si në Serie A, ashtu edhe në Europë. Një dëshirë që është ripërsëritur gjithmonë nga drejtuesit kuqezinj, të cilët në fakt tashmë po studiojnë lëvizjet e tyre të ardhshme në merkato, për të bërë që Milani të hedh edhe një hap të mëtejshëm dhe të madh në cilësi. Është kjo arsyeja se përse klubi i rrugës Aldo Rossi ka planifikuar objektiva të mëdha në merkato, që do të vijnë më 2025 në planet e tij, në veçanti, Moncada me shokë kanë identifikuar të paktën 5 goditje të mëdha të merkatos së ëndrrave (për një total prej 125 milion euro shpenzime të mundshme) në funksion të sezonit të ardhshëm. Pa u zgjatur, le t’i shohim të gjitha njëri pas tjetrit: ja emrat:
Lista kuqezi
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
- Alan Varela, 45 milionë
- Samuele Ricci, 35 milionë
- Yerson Mosquera Valdelamar, 20 milionë
- Francisco Trincão, 25 milionë
- Jonathan David, 0 euro
Do të ishte kjo, pra, lista e futbollistëve që Milani ka vënë në shënjestër për sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për emra të mëdhenj, të cilët, në një mënyrë apo tjetër, kanë hyrë në orbitën e kuqezinjve. Emri i fundit – ai i Jonathan David – do të ishte transferimi i vetëm me zero euro, por me cilësi absolute. Dhe Milani do të donte ta kapte përpara konkurrencës. Thënë këtë, duke folur ende për kuqezinjtë, mbajini sytë e hapur mirë…