Pas mbylljes së goditjes së parë të kësaj merkatoje, Alvaro Morata do të mbërrijë nga Atletico Madrid për 13.5 milionë euro, drejtuesit e klubit të rrugës Aldo Rossi kanë vendosur që të të fundosin edhe një tjetër goditje. Bëhet fjalë për një tjetër sulmues dhe mes kandidatëve është edhe qendërsulmuesi i Gjermanisë dhe Borussia Dortmundit, Niclas Fullkrug. Sipas asaj që raportohet nga Sky, gjatë orëve të fundit ka pasur kontakte të reja pozitive mes palëve.
Do të ishte pikërisht një tjetër ish objektiv i kuqezinjve, Serhou Guirassy, i cili po e shtyn sulmuesin e kombëtares gjermande drejt Milanos. Lojtari i Shtutgartit tashmë është një hap larg Borussia Dortmundit, aq sa ka kryer edhe pjesën e parë të ekzaminimeve mjekësore. Dhe për këtë arësye, 31-vjeçari gjerman sigurisht që do të gjente pak hapësirë dhe ky faktor duhet të luajë në favor të Milanit.
Qendërsulmuesi gjerman i Borussia Dortmund vjen nga një sezon fantastik, i kurorëzuar me 15 gola dhe 10 asiste në të gjitha kompeticionet. E ka gjetur golin edhe në Euro 2024, atë vendimtar në ndeshjen kundër Zvicrës. Vlera e tij është rreth 15 milionë euro dhe kontrata i skadon më 2026. Gjatë ditëve në vijim, pra, mund të ketë kontakte të reja, për të afruar gjithnjë e më shumë palët.