Kanë mbetur më pak se tre javë nga fundi i qershorit dhe e ardhmja e tij ende nuk është vendosur. Mesfushori francez Adrien Rabiot, është në skadencë kontrate me Juventusin dhe nëse nuk arrin marrëveshje për rinovimin e saj do të jetë i lirë të largohet pa asnjë detyrim ndaj bardhezinjve. Pikërisht për këtë arësie, Milani ka kërkuar informacion mbi kërkesën për paga, me shpresën për ta barrë me zero euro qendrorin që e njeh mirë Serie A.
Operacion i lehtë? Patjetër që jo. Klasi 1995 ka qenë një nga mesfushorët më të mirë në të gjithë Serie A gjatë sezoneve të fundit, me pesë gola dhe tre asiste në kampionatin e kaluar, dhe mamaja e tij-agjente, Veronique, pikërisht për këtë arsye kërkon shuma goxha të larta për pagën e të birit. Sikur të mos mjaftonte kjo, për lojtarin kanë shprehur interes edhe disa skuadra të Premierligës. Prandaj, për momentin kjo mund të mbetet vetëm një ide e thjeshtë, por nëse do të ketë qoftë edhe një mundësi, Milani do të përpiqet të zhysë goditjen.
Në listën e Milanit për mesfushën është edhe një tjetër francez, Youssouf Fofana i Monaco. Në këtë rast operacioni duket se është më shumë brenda mundësive të Djallit, por edhe në këtë rast nuk mungojnë komplikimet. Por e para fare, A-ja e merkatos do të jetë blerja e një sulmuesi, më pas kuqezinjtë do të mendojnë për mesfushën. Prioritet Zirkzee.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>