Nuk është bërë ende zyrtarisht trajneri i ri i Milanit, por Fonseca që tani po dikton rregullat e merkatos së kuqezinjve. Trajneri portugez në fakt i ka dhënë tashmë disa direktiva konkrete të cilat do të duhet të drejtojnë merkaton Milan. Në sulm, për shembull, Fonseca do të kishte kërkuar një qendërsulmues fizik dhe të lëvizshëm, e mbi të gjitha i mirë për të qenë në gjendje luajtur për dhe me ekipin. Kjo është arsyeja pse duket se po zbehet edhe kandidatura e Jonathan David, pavarësisht se kanadezi po bën shumë mirë në Lille me Fonsecën në pankinë.
Përsa i përket mbrojtësit të ri të djathtë, emri i kërkuar nga portugez do të ishte ai i bashkatdhetarit të tij Tiago Santos, një tjetër lojtar i stërvitur dhe lançuar nga Fonseca te Lille. Por nuk mjafton. Në fakt, sipas të rejave më të fundit të merkatos, Fonseca tani i ka kërkuar Milanit që ta mbyllë edhe për një tjetër lëvizje shumë specifike: ja për kë bëhet fjalë.
Goditja e Fonsecës
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Sipas lajmeve që vijnë nga redaksia sportive e Sport Mediaset, faqen e saj zyrtare lexojmë se Fonseca do t’ia kishte vënë sytë një objektivi të vjetër merkatoje të Milani. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Lilian Brassier, një talent 24-vjeçar francez i Brest. Një mbrojtës me këmbë të majtë dhe fleksibël, duke qenë se mund të luajë edhe si qendërmbrojtës, por edhe si mbrojtës i majtë. Brassier është ndjekur në mënyrë të veçanëtë nga Moncada gjatë merkatos së kaluar të dimrit. Mesa duket emri i klasit ’99 po rikthehet në modë nisur edhe nga sponsorizimi i vetë Fonsecës, i cili e njeh shumë mirë dhe e vlerëson shumë. Mbi futbollistin ka rënë edhe interesi shumë i fortë nga ana e Wolfsburgut në Bundesligë. Megjithatë, Milani do të mbështetej në bindjen e djaloshit dhe të agjentëve të tij si dhe falë pjesëmarrjes në Champions League të vitit të ardhshëm. Kolegët e Sportmediaset nënvizojnë se: “Qendërmbrojtësi i Brest i pëlqen teknikut të ri i cili nga ana e tij ka kërkuar që të bëhen përpjekje për ta mbyllur marrëveshjen”. Fonseca dhe Milani duan Brassier, tani duhet të kapërcejmë konkurrencën e Wolfsburg. Por nuk mbaron ende këtu.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>