Sigurisht, ta nisësh merkato me shitjen shumë shumë të rëndë të Tijjani Reijnders te Manchester City nuk është diçka emocionuese për Milanin, por Tare dëshiron të përgjigjet menjëherë duke dërguar një sinjal të fortë. Me lamtumirën e Reijnders, klubi Rossoner do të arkëtojë një shifër totale prej rreth 75 milionë eurosh. Pra, me një “thesar” të tillë në arkë, edhe merkato në hyrje e Milanit mund të fillojë në mënyrë të rëndësishme.
Milan, nis merkato: Reijnders jashtë, Modric brenda, por jo vetëm
Igli Tare gjatë orëve të fundit ka përshpejtuar ndjeshëm për Luka Modric. Blici i DS shqiptare ishte vendimtar, që i rrëmbeu “po”-në kampionit kroat i cili do të lirohet si lojtar i lirë nga Real Madridi. Në këtë drejtim, përmes faqes së tij zyrtare të internetit, eksperti i merkatos Alfredo Pedullà ka konfirmuar se: “Klubi Rossoner dhe mesfushori kroat kanë gjetur akordin për të celebruar martesën pas ndarjes së tij me Realin: kontratë deri më 30 qershor 2026, tre milionë neto dhe opsion për një sezon tjetër. Tani, e tëra ajo që mungon është firma: Modric, është gjithnjë e më afër Djallit”. Por nuk është ende e gjitha. Sepse, sipas lajmeve të fundit nga casa Milan, pas Modric, Tare tani do të donte të nxitonte edhe për dy blerje të tjera me peshë: ja të gjitha detajet
LAJMET E FUNDIT: jo vetëm Reijnders në dalje. Në casa Milan, shumë vëmendje po marrin edhe situatat e vështira në lidhje me Theo Hernandez dhe Mike Maignan. I pari, i joshur nga Al-Hilal, me të cilin Rossonerët tashmë kanë arritur edhe një akord, ende nuk është hapur plotësisht mbi mundësinë e një transferimi në Arabi dhe është duke pritur thirrje nga Evropa. Nga ana tjetër, Maignan, ka përfunduar në shënjestër të Chelsea dhe, edhe pse Allegri do të donte ta mbante te Milani, ai mund të largohet pa një rinovim. Situata të nxehta dhe në zhvillim e sipër.
Ristrukturim total
Jo vetëm Luka Modric për mesfushën e Milanit. Me largimin e Reijnders, Allegrit, në fakt, nuk do t’i mjaftonte vetëm me yllin kroat për të krijuar një mesfushë që të ishte në nivelin e duhur dhe me zëvendësimet e duhura. Përkundrazi, për momentin, në mesfushë alternativat janë vërtetë pak. Youssouf Fofana është e vetmja siguri, pastaj janë Yunus Musah (në pikëpyetje, vjen nga një sezon negativ), Ruben Loftus-Cheek (të cilin Allegri do të donte ta rilançonte, por që ende nuk jep asnjë garanci) dhe djaloshi Warren Bondo. Vërtet shumë pak për të qenë konkurrues. Dhe është kjo arsyeja pse Tare do të ishte duke menduar për një blerje të dyfishtë të nivelit të lartë për mesfushën e Milanit: Samuele Ricci, i Torinos, së bashku me Adrien Rabiot, i Marseille. Një organizator plus një gjysmëanësor që luan me të majtën dhe është i orientuar drejt sulmit, të dy profile që vlerësohen veçanërisht nga Massimiliano Allegri. Cilësi, përvojë dhe substancë: mesfusha e kuqezinjve është gati të ndryshojë plotësisht fytyrën në prag të sezonit të ardhshëm. Por nuk mbaron këtu, në fakt, tani, vëmendje të madhe.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
