Në merkaton Milan, e cila është në prag dhe pret vetëm momentin për të shpërthyer, përveç blerjeve të mëdha dhe të domosdoshme, do të ketë edhe lëvizje të tjera në dalje, pa përjashtuar këtu as sakrificat e mundshme të big-ëve. Kështu, në pikëpyetje është qëndrimi i Maignan, duke pasur parasysh edhe vështirësitë në rinovimin e kontratës. Por lajmet e fundit flasin mbi të gjitha për Theo Hernandez, gjithmonë në vëmendjen e Bayern Munich. Sipas Gazzetta dello Sport, francezi do të ishte pikërisht francezi i dyshuari kryesor për largim në verë, me bavarezët gati të thellojnë goditjen. Si për Theon, ashtu edhe për Maignan, Milani do të merrte në shqyrtim vetëm oferta top, pra ato afër 100 milionë eurove. Dhe Bayern, në të vërtetë, mund të verë në pjatë një shifër të tillë.
Situata e sulmit
Ja nga merkato pra dhe nga prioriteti i Milanit, i cili padyshim është që të forcojë repartin sulmues. Janë dy emrat që qëndrojnë në krye të listës së kuqezinjve: Zirkzee dhe Sesko. Problemi është se të dy kushtojnë shumë, ndoshta më shumë se shumë. Jemi tek rreth 60 milionë eurot, pak më shumë, a pak më pak. Arsye kjo që Djalli po shikon edhe alternativa të tjera të mundshme. Pista e Jonathan David mund të ndizet në çdo moment, veçanërisht nëse Fonseca, trajneri i tij aktual te Lille, do të ulej në stolin e Milanit. Por edhe Guirassy dhe Dovbyk janë po ashtu në garë. Ndërkohë që janë vetëm zëra ato që flasin për Gabriel Jesus të Manchester Cityt, të paktën për momentin. Por, ndërkaq, le të vazhdojmë me lajmet e tjera.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Balotazhi në të djathtë
Edhe për rolin e mbrojtësit të djathtë po zhvillohen vlerësime të rëndësishme, me Milanin që dëshiron të gjejë një titullar të ri të cilit mund t’ia besojë atë krah. Për momentin, në orbitën kuqezi, janë dy emrat më të përfolur. I pari është ai i brazilianit Emerson Royal, 25 vjeçarit në pronësi të Tottenham. Çmimi i tij është rreth 20 milionë euro. Alternativa – edhe në këtë rast e lidhur me Fonsecën – përfaqësohet nga talenti i ri portugez i Lille, Tiago Santos, klas 2003, i cili do t’i kishte bërë mjaft përshtypje skautëve kuqezinj dhe që kushton rreth 10/15 milionë. Nga ajo anë, do të duhet të largohet në huazim Terracciano dhe të hapë vend për një blerje të re.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Sakrifica e madhe
Në verë, përveç blerjeve të mëdha të synuara, do të ketë edhe lëvizje të ndryshme në dalje, pa përjashtuar edhe ndonjë sakrificë të mundshme të madhe. Maignan mbetet në pikëpyetje, duke pasur parasysh edhe vështirësitë në rinovimin e kontratës. Por lajmet e fundit flasin mbi të gjitha për Theo Hernandez, gjithmonë në fokusin e Bayern Munich. Sipas Gazzetta dello Sport, francezi do të ishte pikërisht francezi i dyshuari kryesor për largim në verë, me bavarezët gati të thellojnë goditjen. Si për Theon ashtu edhe për Maignan, Milani do të shqyrtonte vetëm ofertat top, afër 100 milionë euro. Dhe Bayern, në të vërtetë, mund të verë në pjatë një shifër të tillë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
De Zerbi-Milan?
Pas lamtumirës së tij me Brighton, shumë e afruan menjëherë Roberto De Zerbin në pankinën e Milanit. Ndërkohë që eksperti i njohur i merkatos, Alfredo Pedullà është përpjekur ta sqarojë çështjen përmes kanalit të tij YouTube: “Milani për momentin, derisa në një provë të kundërt që nuk ka, nuk ka ndërmend të marrë në konsideratë profile italiane. Përsenë nuk e di. Nga këndvështrimi im, trajnerët italianë janë më të mirët në Evropë dhe edhe në botë, unë do të merrja një italian përjetë. Por pyetja mbi De Zerbin te Milani janë pjellë e një aspirate që për momentin nuk është një negociatë. De Zerbi mund të jetë një kandidat për në Premier League”. Atëherë, ritheksojmë se në pole pozition absolut për stolin e kuqezinjve është gjithmonë Paulo Fonseca.