MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Merkato Milan, eksperti i njohur jep njoftimin e bujshëm: “Allegri dëshiron…”
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Merkato Milan

Merkato Milan, eksperti i njohur jep njoftimin e bujshëm: “Allegri dëshiron…”

By
Milanistat
11.06.2025
3 Min Read
Share
SHARE

Në orbitën Milan po nisin të qarkullojnë emra të rinj dhe surpriza të mundshme si objektiva të merkatos rossonere. Është gazetari dhe eksperti i mirënjohur i merkatos, Gianluca Di Marzio, i cili ka zbuluar disa risi të rëndësishme mbi këtë çështje, drejtpërdrejt në Sky Sport: vëmendje surprizave

Midis shitjeve dhe objektivave në hyrje, tregu merkato Milan është në fermentim të vazhdueshëm gjatë këtyre orëve të fundit: ja të rejat më të fundit mbi këtë çështje nga kolegu dhe eksperti i mirënjohur i merkatos Gianluca Di Marzio, drejtpërdrejt në Sky.

Merkato Milan po hyn vërtet në zemër të situatave. Pas lamtumirës së Reijnders, i cili zyrtarisht u transferua në Manchester City, klubi Rossoner po lëviz mbi disa fronte njëkohësisht, si përsa i përket shitjeve të tjera (Theo Hernandez dhe Musah mbi të gjithë) ashtu edhe për disa lëvizje të rëndësishme në hyrje. Pa përjashtuar edhe surprizat e mundshme.

Musah, Theo Hernandez dhe surprizat që vijnë

Eksperti i merkatos, Gianluca Di Marzio, ka dhënë disa lajme të rëndësishme për këtë çështje drejtpërdrejt në Sky Sport: “Napoli është shumë afër Musah të Milanit, operacion prej 25 milionë eurosh që të dy klubet po e mbyllin në këto orë. Pastaj ka pasur edhe kontakte të reja me Atletico Madridin për Theo Hernandez, me lojtarin që dëshiron të shkojë vetëm atje. Por ka edhe lëvizje të mëdha edhe përsa i përket merkatos në hyrje të Milanit”. Di Marzio ka vazhduar më pas, duke zbuluar lajme të rëndësishme rreth objektivave të Rossonerëve.

Lëvizje të mëdha

Ja çfarë zbuloi eksperti i merkatos: “Massimiliano Allegri do të donte sërish Adrien Rabiot, të stërvitur më parë te Juventusi. Ka një angazhim moral midis mesfushorit francez dhe Marsejës: nëse do të mbërrinte një ofertë që lojtari e konsideron interesante për të, klubi do ta linte të shkonte për rreth 10/12 milionë euro. Sidoqoftë, për momentin, Marseja është e bindur se Rabiot do të qëndrojë pavarësisht interesit të ish-trajnerit të tij. Por Allegri do edhe një mesfushor të ri, një klas 2007 të Lille i quajtur Ayyoub Bouaddi. Është 17 vjeç, por tashmë ka zhvilluar 36 ndeshje sezonin e kaluar, 9 prej të cilave në Champions League. Është një mesfushor që luan përpara mbrojtjes dhe mund të jetë blerja surprizë për mesfushën e kuqezinjve. Së fundmi, nëse do të largohej një nga mbrojtësit qendrorë, Tare do të donte të merrte një lojtar me eksperiencë të madhe si Niklas Süle i Borussia Dortmund dhe ish-Bayern Munich”. Shkurt, kujdes për surpriza në merkaton hyrëse të Milanit. Dhe kaq nuk është ende e gjitha.

Sky njofton goditjen e madhe: “Milani do ta mbyllë menjëherë!”
Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë
AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Liberali refuzon rinovimim me Milan shkon në Catanzaro
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Sky njofton goditjen e madhe: “Milani do ta mbyllë menjëherë!”

Editorial

Elliott dhe Red Bird, dy pronësitë “koprace” që kanë shpenzuar më shumë në historinë e Milanit

Milan News

Leeds-Milan/ Gimenez, është rradha jote: e para për Ardon dhe Luka

Më të lexuarat e ditës

Editorial

Elliott dhe Red Bird, dy pronësitë “koprace” që kanë shpenzuar më shumë në historinë e Milanit

Milanistat
Milanistat
09.08.2025
Sky njofton goditjen e madhe: “Milani do ta mbyllë menjëherë!”
Leeds-Milan/ Gimenez, është rradha jote: e para për Ardon dhe Luka
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?