Siç ju kemi thënë prej ditësh, Paulo Fonseca së shpejti do të bëhet trajneri i ri i Milanit. Me mbylljen e ciklit Pioli – dhe pas interludës së vogël të targuar Bonera për ndeshjen miqësore ndaj Romës – Milani po përgatitet të hapë një cikër të ri me Fonsecën, edhe përmes një merkatoje verore që premton të jetë shumë e ngarkuar. Në fakt priten disa lëvizje hyrëse në merkato, ashtu siç nuk përjashtohen edhe sakrificat e ndonjë futbollisti big (kujdes Theo Hernandez).
Por shumë, patjetër, do të kalojë edhe nga idetë e Fonseca, që mund të influencojë më shumë se ndonjë vendim të merkatos Milan. Në lidhje me këtë, eksperti i njohur i merkatos dhe gazetari i Sky Sport, Gianluca Di Marzio, ka zbuloi disa lajme veçanërisht të rëndësishme drejtpërdrejt në tv: të gjitha detajet.
Situata e merkatos Milan
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Duke ndërhyrë drejtpërdrejt në ekranet e Sky Sport, Di Marzio ka folur për Fonsecën dhe disa nga çështjet e tregut merkatos Milan. Ja çfarë ka zbuluar gazetari: “Fonseca dhe Milan do të mbyllet pas pak ditësh. Portugezi është nominuar nga lojtarët e Ligue 1 si trajneri më i mirë i kampionatit për dy vite rradhazi. Pastaj, ai e njeh kampionatin italian duke përjetuar presionet e shesheve të Romës, që i ka dhënë avantazhe. Fonseca është në përputhje me filozofinë korporative të Milanit. Përsa i përket merkatos, kuqezinjtë janë në kërkim të një sulmuesi të ri, por Jonathan David nuk do të hynte në planet e Fonsecës, e kësisoj edhe të Milanit, që kërkon një qendërsulmues me karakteristika krejt të ndryshme dhe shumë specifike. Leao? E ardhmja e tij në këto momente është Milani”. Kështu pra, në kundërshtim të hipotezave të shumë zërave, sipas Di Marzios, Fonseca do të donte një sulmues ndryshe nga Jonathan David, i cili ia ka dalë shumë mirë te Lille. Një tregues shumë i qartë dhe preciz i planeve të Milanit në merkato për sulmin. Dhe jo vetëm kaq.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>