Vëmendje lajmeve më të fundit mbi Milanin dhe Vlahovic, në largim nga Juventusi, të zbuluara nga eksperti i njohur i merkatos
Allegri vazhdon të punojë me skuadrën për përgatitjen e sezonit të ri dhe për ndërtimin e Milanit e ri, por është e qartë se për të patur në dispozicion një organikë të plotë do të nevojiten akoma edhe disa goditje në merkato. Dhe tani jemi zyrtarisht në njëzetëditëshin e fundit të negociatave: tani nevojitet vërtetë të shpejtohet, ora ecën.
Ndër prioritetet e merkatos për teknikun Rossonerëve është patjetër edhe një qendërsulmues i ri. Nga ana tjetër, Allegri po e bën domosdoshmërinë një virtyt në këtë moment, duke qenë se nuk ka patur në dispozicion asnjë sulmues të vërtetë gjatë turneut veror të Milanit. Por, nuk mund të jetë kështu në fillim të kampionatit. Në atë moment, përveç Gimenez, në organikë do të duhet të jetë edhe një qendërsulmues tjetër me peshë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Për këtë qëllim, zgjedhja e parë e Allegrit mbetet gjithnjë Dusan Vlahovic, në grindje dhe konflikt të hapur me Juventusin. Serbi, i përkëdheluri i Max, përfaqëson një mundësi joshëse merkatoje për Milanin. Çmimi i kërkuar nga Juve nuk është pengues (rreth 20 milionë euro), por pengesa e vërtetë e negociatës është paga e tij. E në të gjitha këto, tai një sy mbi lajmin e fundit të zbuluar nga eksperti i njohur i merkatos Alfredo Pedullà, në lidhje me Vlahovicin dhe zgjedhjen e tij të mundshme përfundimtare.
Vlahovic ndez merkaton Milan: të rejat e fundit nga Pedullà
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Përmes faqes së tij zyrtare, gazetari i njohur ka theksuar që: “Mund të shtojmë se edhe gjatë kësaj dite të dy klubet kanë folur në mënyrë mjaft konkrete. Situata duhet monitoruar hap pas hapi; deri më tani, nuk ka patur ndërhyrje të tjera, në mënyrë të veçantë dëshira e Vlahovicit është të shkojë te Milani. Derisa të ndryshojë mendje, gjë që nuk duket të jetë rasti, duhet ndjekur kjo gjurmë”. Vullnet i qartë pra nga ana e lojtarit, i cili, të paktën për momentin, po mendon vetëm për Milanin. Pedullà më pas ka shtuar detaje të tjera mbi negociatat e mundshme me Juventusin.
“Comolli ka thënë se ai do të largohet sipas kushteve të Juventusit, por Juventusit i intereson të gjejë një zgjidhje brenda muajit, përndryshe gjithçka pastaj do të ishte më e komplikuar. Një rrugë e mesme për kartonin mund të gjendet diku midis 10 dhe 20, duke shtuar bonuse jo të vështira për t’u arritur. Edhe për pagën, një çelës mund të gjendet, midis dëmshpërblimit të ndërprerjes së kontratës dhe kështu me rradhë: hap pas hapi, pa u nxituar shumë…”. Shkurt, sipas kolegut Pedullà, marrëveshja nuk është aspak e pamundshme. Juventusi ka nevojë për të gjetur një zgjidhje, në një mënyrë a në një tjetër, dhe Vlahovic ka zgjedhur dhe do Milanin: të gjithë përbërësit që mund t’i çojnë negociatat drejt tymit të bardhë në harkun e muajit të fundit të merkatos.