Merkato Milan e pamjaftueshme? S’e besoj! Votat e mia. Nkunku, një kampion. Një pyetje epokale. S’kam besuar kurrë te Vlahovic!

Milanistat
6 Min Read

Përpara, me votat, le të vazhdojmë të gjykojmë, pra! Por, pa harruar kurrë, e përsëris, se vetëm koha… dhe fusha janë pronarët e vërtetë të të vërtetës. Megjithatë, shifrat janë të pabesueshme. Tridhjetë e nëntë lëvizje, që mund të bëhen dyzet e një nëse atyre iu bashkohen edhe Bennacer dhe Adli. Totali i xhiros, mes hyrjeve dhe daljeve, i tejkalon 300 milionët.

Mirëpo, janë të tjera shifra ato që preferojnë tifozët Rossonerë, janë ato pra, që lidhen me rrjetat e realizuara dhe ato të pësuara. Me këtë merkato, cilat janë parashikimet në këtë drejtim? Çfarë note mund t’i japim fushatës Rossonere 2025?

Vota për mbrojtjen, sipas mendimit të përgjithshëm, varion nga 4 në 5.5. Pa dyshim, të kesh humbur Theo Hernandez, po, madje edhe atë të sezonit të kaluar dhe Thiaw, që nuk më kujtohet të ketë marrë ndonjëherë lëvdata të spikatura nga tifozët dhe opinionistët, të ketë qenë ndonjë faktor serioz, duke qenë se askish sot nuk mund të parashikojë sot cilat do të jenë performancat e Athekame, De Winter, Odogu dhe, në planin afatgjatë, të Estupinan.

Fakti që Max Allegri nuk i ka propozuar kurrë, me përjashtim të ekuadorianit, të bën të mendosh se nuk i konsideron ende gati për të zëvendësuar famozët Tomori, Gabbia dhe Pavlovic. Pamjaftueshmëria, që është edhe për mua, lind nga mosblerja e një qendërmbrojtësi tjetër, mundësisht një organizatori si Kjaer apo Thiago Silva, duke ia lënë vetëm Gabbias komandën e mbrojtjes.

Jo, një skuadre dyzetvjeçarësh,” do të thotë ndonjë.

Unë i përgjigjem: “Po, një skuadre lojtarësh të mirë!”

VOTOJ MBROJTJEN: 5.5

Mesfusha është e një kalibri absolut evropian, për intensitetin, teknikën dhe inteligjencën. Një përzierje e forcës së Fofana dhe Loftus Cheek, mprehtësisë taktike të Ricci dhe Modric, dhe klasit të Jasharit dhe Rabiot. Edhe me humbjen e dhimbshme të Rejinders, nuk shoh ndonjë downgrade; përkundrazi, përgjithësisht më duket një mesfushë më e plotë se sezoni i kaluar.

Me një Loftus më shumë, i shpërblyer edhe nga thirrja në kombëtaren e Anglisë, pas shtatë vjetësh. Nuk përmenda Alexis Saelemaekers sepse belgu është një kombinim i forcës, mprehtësisë taktike dhe klasit. Një “gjithëfushë”, i besueshëm dhe i vlefshëm, lojtar për çdo ekip të Serie A dhe në shumë top klube evropiane.

VOTOJ MESFUSHËN: 8

Të shohim sulmin, që ka humbur Chukwueze, Okafor, Abraham dhe Jovic. Jam në dyshim kur lexoj komente që akuzojnë klubin se nuk bleu një qendërsulmues të madh edhe në këtë seksion merkatoje.

Beh, Christopher Nkunku ndoshta mund të mos luajë me ndonjë numër simbolik nëntë mbi shpinë, por është një sulmues i një niveli shumë të lartë. Një Kampion që ka shënuar vazhdimisht një mori golash. Blerja më e mirë e merkatos në Serie A këtë vit.

Thuhet se Allegri do të kishte dashur Vlahovic – për këtë do të flasim më vonë – apo Hojlund ose edhe Dovbyk, në vend të Gimenez. Epo, më duket se ka qene Nkunku dhurata e mrekullueshme dhe luksze për të, që mund t’i lejojë teknikut milanist zgjidhje të ndryshme taktike, duke e vendosur në qendër, në krah apo përkrah Leaos.

VOTOJ PËR SULMIN: 7.5

VOTOJ PËR MERKATON: 7

TANI VIJMË TE PYETJA EPOKALE. NËSE MILANI DO TË KISHTE PATUR NË PANKINË NJË NGA QENDËRSULMUESIT E SIPERPËRMENDUR NË FILLIM, KUNDËR BOLONJËS ALLEGRI DO TË LUANTE ME TRIDHËMBËSHIN PULISIC, VLAHOVIC, LEAO, DUKE LËNË NË PANKINË SAELEMAEKERS DHE DUKE NXJERRË NË FUSHË NJË SKUADËR ME RRESHTIM 4-3-3, ME RREZIKUN E HUMBJES SË ATIJ EKUILIBRI THEMELOR NË REPARTIN E PRAPAVIJËS? APO DO TË SAKRIFIKONTE PULISICIN ME DY PUNTAT NJËRI KRAH TJETRIT?

Nuk do ta besoja edhe nëse do ta dëgjoja nga ndonjë buri që ushëtin fort pranë veshëve të mi.

Shumë i zgjuar Maksi i Livornos për ta ndërprerë atë punë të duruar që i mundësoi mbrojtjes të lejonte vetëm pak gjuajtje në drejtim të portës së Maignan, duke pësuar vetëm dy gola në tre ndeshje zyrtare, deri më tani.

Do ta mbyll me Vlahovic. Nuk KAM BESUAR KURRË në ardhjen e sulmuesit të fortë serb, i preferuari, me të drejtë, i një pjese shumë të madhe të tifozëve milanistë. Dushan ishte në listën e Milanit, por ai kurrë nuk u rendit i pari. Sulmuesi sllav donte dhe do që të të arrijë në skadencë kontrate, duke marrë 12 milionë eurot e përcaktuara në kontratë. As nuk e ka konsideruar KURRË legjitimisht përgjysmimin e pagës. Juventusi KURRË nuk e ka konsideruar shitjen e sulmuesit të tij te Milani për një shifër më pak se 20-25 milionësh.

Shifra relative për marrjen e lojtarit dhe të kartonit të tij nuk janë marrë KURRË në konsideratë nga drejtuesit Rossonerë.

NUK KAM BESUAR KURRË!

Share This Article
Pa Komente