Milan dëshiron të përshpejtojë për disa objektiva të mëdha të merkatos. Tare dëshiron t’i dhurojë Allegrit përforcime me cilësi brenda një kohe të shkurtër dhe, gjatë këtyre orëve, me sa duket do të ishte duke shtrënguar kohët për një goditje të madhe: ja të gjitha detajet
Merkato Milan po hyn në një fazë shumë të nxehtë. Në horizont, faktikisht, po materializohet sezoni i ri, me grumbullimin Rossoner të planifikuar për më 7 korrik. Deri atë ditë, Tare do të dëshironte t’i dhuronte Allegrit përforcime të reja, përveç Luka Modric – i cili do t’i bashkohet Milanit pas Botërorit për Klube – dhe Samuele Riccit, që do të mbërrijë nga Torino. Njëkohësisht, shumë punë po bëhet edhe në frontin e largimeve për të shkurtuar organikën, për të larguar lojtarët e tepërt dhe për të pasur në gjendje një thesar shumë të rëndësishme për të bërë të mundur të riinvestohet në merkaton hyrëse. Edhe sepse objektiva të rëndësishëm Milani ka ende shumë për të shënjestruar. Në veçanti njëri është në krye të listës Tare dhe po bëhet gjithnjë e më i nxehtë gjatë këtyre orëve të fundit: ja zbulimet më të fundit mbi këtë çështje direkt nga SportMediaset:
Goditja e mundshme
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Milani dëshiron absolutisht të arrijë të verë duar mbi Ardon Jasharin, i cili është bërë objektivi numër një i Tares dhe Allegrit për të kompletuar mesfushën e Milanit. Zvicerani është i përzgjedhuri, nuk ka dyshim për këtë. Dhe edhe Jashari nuk ka dyshime: ai dëshiron vetëm Milanin. Për këtë arsye, Rossonerët synojnë të bëjnë përsëri përpara me Bruges me një rilançim të ri. Kjo lëvizje konfirmohet edhe nga SportMediaset, i cili në faqen e tij zyrtare të internetit thekson se: “Milani është gati të përshpejtojë në frontin Ardon Jashari […] Djalli e ka ngritur ofertën, duke vënë në pjatë 30 milionë euro plus 5 të tjera në bonuse, tani jo shumë larg 35 plus 5 në bonuse që dëshiron pala tjetër. së shpejti pritet një takim i ri midis palëve […] Ndërhyrja e Borussia Dortmund nuk e shqetëson shumë Milanin, i fortë nga akordi me lojtarin. Bruges shpresonte për një ankand për xhevahirin e tij të vogël, por ashtu nuk do të ndodhë. Tare dëshiron ta mbyllë negociatën sa më shpejt të jetë e mundur, pa e zvarritur më shumë. E, nëse belgët ngrenë një mur të pakapërcyeshëm, padyshim që ekziston edhe një plan B: Javi Guerra, mesfushori i Valencias, i cili vlerësohet në 25 milionë euro”. Gjithçka mbi Jasharinm, pra, në të kundërt, sytë mbi Javi Guerra. Pra, orë të nxehta këto në këtë front, por jo vetëm.