Ka mbetur edhe pak nga nisja e merkatos dhe krerët milanistë po mendojnë dhe shumë madje, edhe për sulmin. Ideja më e fundit është Osimhen, edhe pse nuk do të jetë aspak e lehtë
Milani, nuk është më sekret, që midis shumë profileve është edhe në kërkim të një sulmuesi. Rossonerët kanë vendosur të mos e ushtrojnë të drejtën e opsionit të rinovimit edhe për një vit tjetër të kontratës së Luka Jović. Ndërsa Abraham e ka përfunduar huazimin e tij dhe do të rikthehet në Trigoria në pritje të përcaktimit të të ardhmes së tij.
Ndërsa Massimiliano Allegri ka vendosur të përqendrohet mbi Santiago Gimenez, pasi ka studiuar karakteristikat e tij, me shpresë të madhe edhe nga ana e Milanit për ta rivlerësuar lojtarin.
Ajo që nuk duhet të kalojë pa u vënë re është edhe ideja e klubit për të rivlerësuar një investim të rëndësishëm të pak muajve më parë.
Megjithatë, deri në këtë pikë, meksikani nuk duket se është sinonim i vazhdimësisë, kështu Igli Tare po mendon të forcojë repartin ofensiv.
Midis emrave të ndryshëm në listën e tij për këtë merkato të Milanit, është edhe ai i Osimhen.
Milani, pse Osimhen është një negociatë e ndërlikuar
Sulmuesi nigerian do të garantonte soliditet dhe “peshë” më të madhe për repartin sulmues të Milanit, diçka për të cilin rosonerët kanë dëshpërimisht nevojë.
Gjatë orëve të fundit, kanë qenë kolegët e redaksisë sportive të të përditshmes së njohur gjeneraliste Corriere della Sera, si edhe ata të portalit soccernet.ng, që i kanë dhënë jehonë këtij lajmi.
Kompleksiteti i këtij marrëveshjeje është i lidhur me disa faktorë, para së gjithash me konkurrencën e Juventusit dhe të Manchester United. Për më tepër, problem mbetet edhe paga e lojtarit, pasi ai fiton rreth 10 milionë euro te Galatasaray. Një pagë e tillë ngre shumë dyshime në bërjen e kësaj marrëveshjeje duke pasur parasysh filozofinë që Milani po ndjek në këtë drejtim.
Duhet kujtuar gjithashtu edhe se kuqezinjtë këtë vit nuk marrin pjesë në kompeticionet evropiane, diçka që sigurisht aspiron Osimhen, pasi do të donte të luante në Champions League si protagonist, duke e bërë kështu negociatën shumë komplekse.
Të shohim nëse me kohë Milani do të përpiqet të bëjë një lëvizje të vërtetë.