Ide e çmendur
Sugjerimi është rilançuar nga portali i njohur spanjoll i specializuar në merkato fichajes.net, sipas të cilit, Milani është duke menduar realisht për rikthimin e Sandro Tonalit te kuqezinjtë. Një lëvizje e bujshme merkato kjo, me ndikim për të rikthyer entuziazmin dhe energjinë në një piacë aktualisht shumë të demoralizuar dhe mosbesuese. Sipas asaj që raportohet nga kolegët spanjollë, do të ishin dy kushte të nevojshme që të konkretizohej rikthimi i Tonalit te Milani. I pari do të ishte dështimi i Newcastle për t’u kualifikuar në Champions League sezonin e ardhshëm, ndërsa i dyti ka të bëjë me formulën e mundshme të transferimit, i cili do të ishte në huazim. Nuk është hera e parë që kjo ide e çmendur e kthimit të Tonalit vjen në shtëpi: thjesht fantazi merkatoje apo një mundësi konkrete? Të shohim, por ndërkohë vazhdojnë lajmet e bujshme dhe ne po i regjistrojmë. Përsa i përket të ardhmes së lojtarëve dhe të pankinës Milan.