Për merkaton
Kujdes një rikthimi të mundshëm të dashurisë nga Milani për sulmuesin kosovar Edon Zhegrova, një tjetër lojtar i Lille që pëlqehet shumë nga Moncada. Lojtari tashmë është hedhur në merkato tregues ky se në merkaton e rradhës do të largohet nga klubi francez, të cilit nga ana e tij tashmë ia ka komunikuar vendimin. 25-vjeçari, i vlerësuar rreth 25 milionë euro, ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve evropiane, me Juventus dhe Milan veçanërisht të interesuar. Siç raportohet nga kolegët e portalit calciomercato, kuqezinjtë në veçanti mund të rikthehen me të vërtetë të fortë mbi Zhegrovën nën dritën e revolucionit sulmues që pritet të ndodhë në përfundim të këtij sezoni. Tashmë, mes lojtarëve në largim është Chukwueze, por edhe Rafael Leao, Sottil dhe Joao Felix po ashtu nuk e kanë rikonfirmimin të garantuar. Ja atëherë që Edon Zhegrova i cili mund të rikthehet në modë në optikën Milan në funksion të merkatos së ardhshme, gjithmonë duke pasur parasysh marrëdhëniet e mira mes Djallit dhe Lille. Dhe tani kalojmë në një nga lajmet më të bujshme të këtyre orëve të fundit që flet për rikthimin e mundshëm të Sandro Tonalit te Milan.