Një pistë e re
Siç thamë më lart, ndër temat më të diskutuara të merkatos në casa Milan është edhe ajo që ka të bëjë me rinovimet. Praktikisht me marrëveshjet e mbyllura pozitivisht të Pulisic dhe Reijnders, edhe ajo e Maignan duket se është duke u zhvilluar pozitivisht. Por Milani po mendon ende se çfarë të bëjë në lidhje me portierin francez, i cili ka qenë protagonist i disa gabimeve të dukshme dhe të rënda këtë sezon. Që rinovimi të dështojë duket e pamundur, teksa një shitje prej rreth 40 milionë në verë pavarësisht zgjatjes është një hipotezë konkrete. Aq sa, ndërkohë, kuqezinjtë po mendojnë edhe për pas-Maignanin. Ditët e fundit ju kemi treguar për disa hipoteza, siç është ajo që të çon te Carnesecchi i Atalantës. Por pista e fundit surprizë flet për një tjetër francez: Lucas Chevalier, klas 2001, i Lille. 23-vjeçari po bën shumë mirë dhe ka edhe një kosto relativisht të lartë (mbi 30/35 milionë euro), por marrëdhëniet e mira që Milani ka me Lille mund ta lehtësojë një negociatë të mundshme. Tani vazhdojmë me lajmet e tjera.