Duke folur për merkaton, janë vërtet shumë çështje të hapura që kanë të bëjnë me Milanin. Nga e ardhmja absolutisht e pasigurt e shumë lojtarëve, madje edhe e disa bigëve (si Theo Hernandez e të tjerë) tek ajo e pankinës (me Sergio Conceicao në pikëpyetje), duke kaluar nga rinovimet (Reijnders, Maignan, Pulisic) dhe padyshim te objektivat e ardhshëm. Me pak fjalë, edhe një herë në casa Milan përthithet një atmosferë fermenti të madh. Madje, këtë herë – për hir të të vërtetës – perseptohet saktësisht një atmosferë e vërtetë revolucioni. Faktikisht, në funksion të merkatos së ardhshme, priten shumë lëvizje dhe ndryshime ku mund të përfshihen të gjithë në këtë kthesë të përgjithshme.
Milani po përgatitet që tani të kthejë faqe dhe për ta bërë do të duhet të kalojë qartë dhe domosdoshmërisht në merkato dhe nga disa zgjedhje shumë të forta. Por tani çfarë po gatuhet nëpër dhomat sekrete të casa Milan? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, le shohim së bashku disa lajme të reja dhe të bujshme, njëri pas tjetrit. Pa humbur më kohë, le të fillojmë menjëherë me lajmin e parë që flet për një emër krejtësisht befasues që ka përfunduar në shënjestrën e Milanit.