Drejtpërdrejt nga studio e SportMediaset vijnë disa lajme të bujshme dhe marramendëse për të ardhmen e afërt të Milanit: ja të rejat më të fundit
Merkato po, por jo vetëm. Përkundrazi, përsa i përket të ardhmes së afërt të Milanit, po mendohet edhe dhe mbi të gjitha se kujt t’i besohet projekti i ri i Rossonerëve që do të duhet të lançohet sezonin e ardhshëm. Nga ky këndvështrim, zgjedhjet në lidhje me Drejtorin e ri Sportiv dhe trajnerin e ri do të jenë qartësisht themelore. Pjesa më e madhe e fuqisë vendimmarrëse është në duart e administratorit të deleguar të Milanit, Giorgio Furlani. Casting-et e ndryshme do të kalojnë kryesisht përmes tij, që do të ketë fjalën e fundit mbi Drejtorin Sportiv dhe Trajnerin. E vetmja siguri, për momentin, duket të jetë lamtumira me Sergio Conceicao i cili – pavarësisht se si përfundon udhëtimi në Coppa Italia – duket i destinuar të largohet nga Milani në fund të këtij sezoni. Natyrisht, me përjashtim të ndonjë ndodhie sensacionale – por të pamundura. Pra, vëmendje se kush mund të vijë në stolin e Milanit, një temë mbi të cilën Sportmediaset këto orët e fundit ka zbuluar një risi të bujshme.
Trajneri i ri i Milanit: të rejat më të fundit
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Nga De Zerbi te Allegri, nga Italiano te Conte dhe Gasperini, duke përfunduar me Maurizio Sarri (i cili aktualisht është një nga emrat më të nxehtë): janë vërtetë kaq shumë trajnerë që kanë përfunduar në orbitën Milan gjatë javëve të fundit. Mirëpo sipas SportMediaset, është edhe një profil tjetër për t’u marrë seriozisht në konsideratë për pankinën e Rossonerëve. Po flasim për ish trajnerin e kombëtares azzurre Roberto Mancini, i cili në fakt do të ishte ndër trajnerët e lirë në listën e Rossonerëve për sezonin e ardhshëm. Duke qenë një trajner italian, me eksperiencë të madhe ndërkombëtare dhe me një pedigree të afirmuar dhe fitues, Mancini do të ishte ndër trajnerët që mund t’i pëlqente në veçanti Milanit dhe Gerry Cardinales. Kështu, ta regjistrojmë këtë kandidaturë që propozohet nga SportMediaset, teksa nënvizojmë ende se për momentin rruga që të çon te Maurizio Sarri po fiton gjithnjë e më shumë kuotë. Por në të gjitha këto, tani, vëmendje e madhe.